BDI-VLEN përplasen për Shkup-Bllacën: Akuza për interesa private dhe zvarritje të projektit

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Qershor, 2026 11:22 Përditësuar

BDI-VLEN përplasen për Shkup-Bllacën: Akuza për interesa private dhe zvarritje të projektit

Debati politik për autostradën Shkup-Bllacë është intensifikuar pas shkëmbimit të akuzave mes VLEN-it dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ku të dyja palët pretendojnë se po mbrojnë interesin publik dhe realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në vend.

Në reagimin e saj, VLEN akuzoi BDI-në se kritikat ndaj projektit lidhen me interesa private dhe jo me interesin e qytetarëve.

“Piskamat e BDI-së për Autostradën Shkup-Bllacë kanë vetëm një arsye; trasa nuk kalon aty ku për vite janë bërë hesape dhe janë blerë toka me shpresën e përfitimeve milionëshe nga shpronësimi. Për herë të parë fitojnë qytetarët, e jo interesat partiake”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Sipas koalicionit qeveritar, kundërshtimet ndaj trasës aktuale burojnë nga dështimi i përpjekjeve për ta shfrytëzuar projektin për përfitime private.

“Kjo është arsyeja e vërtetë e zhurmës së tyre. Përpjekja që autostrada të shërbejë për interesa individuale dhe jo për interes të qytetarit ka dështuar. Trasa po realizohet sipas zgjidhjes profesionale dhe në dobi të qytetarëve, jo sipas planeve të atyre që menduan se do të pasuroheshin nga kjo rrugë”, deklaron VLEN.

Nga atje theksojnë se për vite me radhë projekti ka mbetur peng i interesave të ngushta politike, ndërsa tani, sipas tyre, po ecën drejt realizimit.

“Autostrada Shkup-Bllacë është dëshmia më e mirë e dallimit mes dy qasjeve politike: 24 vite premtime pa realizim dhe 24 muaj angazhim që e çojnë projektin drejt përfundimit”, thuhet në kumtesën e VLEN-it.

Megjithatë, BDI i ka hedhur poshtë kategorikisht këto akuza, duke i cilësuar si shpifje dhe sulme politike pa asnjë provë.

“Akuza e sotme e VLEN-it se BDI paska reaguar për autostradën Shkup-Bllacë për shkak të interesave në toka nuk është vetëm një shpifje. Ajo është pasqyra më e mirë e mendësisë politike të Izet Mexhitit”, reagoi BDI.

Sipas partisë opozitare, reagimet e saj lidhen me shqetësimet për zvarritjen e projektit dhe debatet që, sipas saj, kanë ekzistuar për ndryshimin e karakterit të tij.

“Në vend që të përgjigjet pse për gati dy vite projekti u zvarrit, pse u diskutua degradimi i tij nga autostradë në rrugë magjistrale dhe pse u rrezikua një korridor me rëndësi kombëtare, Izet Mexhiti zgjedh të shpikë teori konspirative për toka dhe interesa private”, thuhet në reagimin e BDI-së. Gazeta Flaka

Partia opozitare ngre edhe një sërë pyetjesh për qeverinë aktuale.

“Qytetarët nuk presin shpifje. Ata presin përgjigje. Pse u vonua projekti? Pse u tentua ndryshimi i karakterit të tij? Dhe pse sot po paraqitet si sukses i VLEN-it një projekt që ishte projektuar, financuar dhe nisur shumë kohë para ardhjes së tyre në pushtet?”, pyet BDI.

Nga BDI theksojnë se nëse ekzistojnë prova për veprime të kundërligjshme lidhur me prona ose toka, ato duhet të dorëzohen në institucionet kompetente.

“Nëse VLEN disponon prova për çfarëdo veprimi të kundërligjshëm, le t’i dorëzojë ato në organet kompetente. Në të kundërtën, shpifjet publike mbeten vetëm një mjet për ta larguar vëmendjen nga mungesa e rezultateve dhe nga premtimet e pambajtura”, thuhet në reagim.

Polemikat mes dy blloqeve politike zhvillohen në një kohë kur autostrada Shkup-Bllacë mbetet një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për lidhjen e Maqedonisë së Veriut me Kosovën, ndërsa meritat për realizimin e saj vazhdojnë të jenë objekt përplasjesh politike mes pushtetit dhe opozitës.

3
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Qershor, 2026 11:22 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
3
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?