Lideri i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka shprehur mbështetje për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar zërin e tyre si zërin e një brezi që kërkon barazi dhe respekt për identitetin kombëtar.
Në reagimin e tij publik, Hamza tha se protesta e studentëve në Shkup përfaqëson kërkesën për dinjitet dhe të drejta të barabarta.
“Zëri i studentëve shqiptarë në Shkup nesër është zëri i një brezi që kërkon respekt, barazi dhe dinjitet për identitetin e vet kombëtar”, deklaroi ai.
Hamza theksoi se do të jetë gjithmonë pranë të rinjve shqiptarë që angazhohen për mbrojtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar.
“Jam gjithmonë pranë çdo të riu shqiptar që ngrihet për të mbrojtur gjuhën, identitetin dhe të drejtat e tij”, u shpreh lideri i PDK-së.
Në fund të reagimit të tij, Bedri Hamza përcolli edhe një mesazh të shkurtër solidariteti për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut:
“Jemi me ju!” Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
17 Maj, 2026 22:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.