Bekim Sali bashkë me Hristijan Mickoskin në shënimin e 9 Majit – Ditës së Evropës

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2026 12:22

Bekim Sali bashkë me Hristijan Mickoskin në shënimin e 9 Majit – Ditës së Evropës

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali ka marrë pjesë në shënimin e 9 Majit – Ditës së Evropës dhe Ditës së Fitores ndaj Fashizmit, së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend Michalis Rokas.

Në një deklaratë me këtë rast, Sali theksoi rëndësinë e vlerave evropiane dhe kujtesës historike.

“Sot, bashkë me Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Ambasadorin e BE-së Michalis Rokas, shënuam 9 Majin – Ditën e Evropës dhe Ditën e Fitores ndaj Fashizmit,” u shpreh ai.

Ai shtoi se kjo ditë shërben si kujtesë për rëndësinë e demokracisë dhe paqes.

“Kjo ditë na përkujton se demokracia, liria dhe paqja janë vlera që duhet t’i ruajmë dhe t’i forcojmë çdo ditë,” tha Sali.

Sipas tij, sakrifica e brezave të kaluar duhet të mbetet udhërrëfyes për të ardhmen e vendit.

“Sakrifica e brezave të mëparshëm mbetet frymëzim për të vazhduar rrugën drejt një shoqërie më demokratike, me më shumë mirëkuptim, solidaritet dhe perspektivë evropiane për vendin tonë,” theksoi ai.

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2026 12:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?