Bekim Sali dhe qeveria vendosin gurthemelin e largpërçuesit TS Manastir 2 në Qafë Thanë

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Prill, 2026 14:44 Përditësuar

Bekim Sali dhe qeveria vendosin gurthemelin e largpërçuesit TS Manastir 2 në Qafë Thanë

Sot, në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, u vendos gurthemelin e largpërçuesit TS Manastir 2, një investim strategjik për forcimin e sigurisë energjetike të vendit. Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit morën pjesë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, Ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, Drejtori i SHA MEPSO, Burim Latifi, si dhe ekspertë të fushës.

Zv.kryeministro Bekim Sali, i cili gjithashtu ishte prezent, theksoi rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal:
“Ky investim është një hap strategjik për Maqedoninë e Veriut drejt forcimit të sigurisë energjetike, rritjes së kapaciteteve transmetuese dhe integrimit me rrjetet rajonale dhe evropiane, duke krijuar gjithashtu mundësi të reja për zhvillim ekonomik.”

Sali shtoi se projekti demonstron përkushtimin e qeverisë për një sistem energjetik modern, të qëndrueshëm dhe të integruar me rajonin dhe Evropën.

Ky largpërçues është pjesë e planit të vendit për të përmirësuar infrastrukturën energjetike dhe për të siguruar një furnizim më të qëndrueshëm energjie për qytetarët dhe industrinë.

Fjalimi integral i kryeministrit Micksoki:

Sot nuk po flasim vetëm për një projekt infrastrukturor. Sot flasim për diçka shumë më të madhe – për lidhjen, për stabilitetin dhe për të ardhmen e dy shteteve brenda familjes energjetike evropiane.

Largpërçuesi i interkonjeksionit Manastir–Elbasan nuk është një largpërçues i zakonshëm. Ai është simbol i një zbrazëtirë të mbyllur, e cila për vite me radhë qëndroi si pengesë në rrugën tonë. Korridori 8, i cili duhet të jetë arterie e ekonomisë, për një kohë të gjatë kishte një ndërprerje në rrjetin e tij energjetik. Sot, me këtë projekt, ajo zbrazëtirë më në fund po mbyllet.

Me ndërtimin e këtij largpërçuesi 400 kilovoltësh, të gjatë rreth 100 kilometra, ne po vendosim lidhjen e fundit energjetike që mungonte me fqinjët tanë. Për herë të parë, bëhemi plotësisht të lidhur me të gjitha sistemet elektroenergjetike fqinje. Kjo do të thotë më shumë siguri për qytetarët, më shumë stabilitet për ekonominë dhe më shumë mundësi për zhvillim.

Në energjetikë nuk ka sisteme të izoluara. Nuk ka qarqe të mbyllura. Çdo sistem merr frymë bashkë me të tjerët. Pikërisht për këtë, ky interkonjeksion nuk është vetëm një projekt nacional – ai është pjesë e rrjetit energjetik evropian. Ai nënkupton balancë, siguri dhe aftësi për të integruar burime të reja të energjisë, ku fokus të veçantë po u vendosim burimeve të rinovueshme, të cilat janë e ardhmja.

Por, ky projekt nuk ishte i lehtë. Përkundrazi – ishte një nga më kompleksët me të cilët jemi ballafaquar.
Kredia ishte siguruar që në vitin 2015. Marrëveshja u nënshkrua në vitin 2020. Ndërsa realizimi – pothuajse joekzistent. Në vend të aktiviteteve ndërtimore, vitet u shpenzuan në negociata, shtyrje dhe përpjekje për ndryshimin e çmimeve. Ishte blerë vetëm një pjesë e pajisjeve, pa asnjë progres substancial në terren.

Dhe këtu qëndron diferenca thelbësore.

 Ne nuk lejuam që ky projekt të mbetet edhe një tjetër mundësi e humbur. Morëm një vendim të guximshëm, por të domosdoshëm – të shkëputet kontrata e cila nuk jepte rezultate. Vendimi u mor pas një analize të thellë, me mbështetje forenzike, me konsulentë ndërkombëtarë dhe në koordinim me BERZH-in.
E mbrojtëm shtetin. E ruajtëm investimin. Më shumë se gjysma e pajisjeve të blera tashmë mbeten në pronësi dhe do të shfrytëzohen. Nuk lejuam që të humbet asnjë ditë më shumë, asnjë euro apo denar të shpenzohet anash.

Më pas vijoi pjesa më e vështirë – rinisja e projektit që për vite me radhë kishte mbetur në vendnumëro.
U përballëm me sfida juridike, teknike dhe organizative. Me çështje pronësore-juridike. Me nevojën për harmonizim me standardet ndërkombëtare dhe rregullat FIDIK. Me obligim për ta rikthyer projektin në jetë pa humbur resurset e investuara tashmë.

Dhe në këtë qëllim patëm sukses.

Përmes një procedure transparente përmes sistemit të BERZH-it, zgjodhëm kontraktorin e ri, në përputhje me standardet më të larta evropiane. Kjo është garanci se këtë herë – punët do të lëvizin dhe nuk do të stagnojnë.

Ky projekt sot është shpëtuar. Është rinisur. Është vendosur mbi themelet e shëndosha.

Por, më shumë se aq – ky projekt është edhe një mesazh.

Mesazh se si dy vende mund të bashkëpunojmë dhe të marrim vendime të vështira së bashku.

Mesazh se dimë t’i përmirësojmë gabimet e së kaluarës.

Mesazh se dimë të ndërtojmë të ardhmen.

Me këtë projekt, ne nuk po ndërtojmë vetëm një lidhje energjetike. Ne po ndërtojmë besim te investitorët, te partnerët dhe te qytetarët.

Po ndërtojmë pozicionin e një partneri stabil dhe të sigurt të Evropës.

Prandaj, sot, kur flasim për Manastir–Elbasan, nuk flasim vetëm për kabllo dhe shtylla. Flasim për energjinë që do të lëvizë ekonominë. Flasim për stabilitetin që do të mbrojë qytetarët. Flasim për të ardhmen që do ta ndërtojmë së bashku.

Po vjen koha kur Maqedonia nuk do të jetë në periferi të rrjedhave energjetike, por në qendër të tyre.
Dhe kjo kohë – fillon tani.

64
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Prill, 2026 14:44 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
64
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?