Belinda Amiti: Heshtja për emërtimin e rrugëve në Tetovë tregon dallimin mes premtimeve dhe realitetit

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2026 17:40

Belinda Amiti: Heshtja për emërtimin e rrugëve në Tetovë tregon dallimin mes premtimeve dhe realitetit

Këshilltarja e Aleancës për Shqiptarët në Këshillin Komunal të Tetovës, Belinda Amiti, ka reaguar lidhur me anulimin e vendimit për emërtimin e rrugëve në Tetovë, duke akuzuar partitë në pushtet për mungesë qëndrimi dhe mospërmbushje të premtimeve të dikurshme.

“Për vite me radhë dëgjuam premtime se do të vazhdohej procesi i emërtimit të rrugëve sipas vullnetit të qytetarëve. Vendimi i Këshillit Komunal të Tetovës nga viti 2007 është anuluar nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa ata që e kishin këtë çështje në qendër të premtimeve të tyre nuk ofrojnë asnjë qëndrim të qartë para qytetarëve”, deklaroi Amiti.

Sipas saj, çështja e emërtimit të rrugëve ishte një nga temat kryesore të diskursit politik kur këto subjekte ndodheshin në opozitë, por sot mungon reagimi institucional.

“Kur ishin në opozitë, emërtimi i rrugëve ishte kauzë. Sot, kur janë në pushtet, anulimi i vendimit kalon pa asnjë reagim serioz. Kjo tregon sa të sinqerta kanë qenë premtimet e tyre”, theksoi ajo.

Amiti vlerëson se përgjegjësia politike nuk matet me deklarata opozitare, por me veprime konkrete kur ushtrohet pushteti.

“Nuk mjafton të flasësh për dinjitet, identitet dhe të drejta kur je në opozitë. Përgjegjësia matet kur ke mundësinë të veprosh. Heshtja e sotme është dëshmia më e qartë e dallimit mes premtimeve të dikurshme dhe realitetit të sotëm”, përfundoi këshilltarja e ASH-së në Tetovë. Gazeta Flaka

22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2026 17:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut