Berat Murati alarmon: Komuna e Tetovës po planifikon t’i privatizon parkingjet publike

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Korrik, 2026 14:35

Berat Murati alarmon: Komuna e Tetovës po planifikon t’i privatizon  parkingjet publike

Koordinatori i këshilltarëve të opozitës në Këshillin Komunal të Tetovës, Berat Murati, ka ngritur shqetësime lidhur me një propozim-vendim të ri të Komunës së Tetovës, përmes të cilit, sipas tij, parashihet që parkingjet publike të jepen në shfrytëzim dhe menaxhim përmes koncesionit ose partneritetit publik-privat.

Murati vlerëson se me këtë model, shërbimi publik dhe të ardhurat nga parkimi mund të kalojnë në duart e një operatori privat.

“Me propozim-vendim të ri parashihet që parkingjet publike të jepen në shfrytëzim dhe menaxhim përmes koncesionit ose partneritetit publik-privat. Kjo do të thotë se ky shërbim publik dhe të ardhurat nga parkimi mund të kalojnë në duart e një operatori privat”, deklaroi Murati.

Ai ka kërkuar sqarime nga autoritetet komunale për arsyet e zgjedhjes së këtij modeli dhe për ndikimin që ai mund të ketë mbi qytetarët.

“Pse nga autoritetet e Komunës po zgjidhet ky model? Kush do të përfitojë nga ky model? Cilat janë garancitë se çmimet nuk do të rriten dhe se interesi publik do të mbrohet?”, pyeti ai.

Në fund, Murati theksoi se, sipas tij, çdo vendim që lidhet me parkingjet publike duhet të shoqërohet me transparencë dhe debat të gjerë publik.

“Duke konsideruar se parkingjet publike janë pasuri e qytetarëve, kërkoj që përpara çdo vendimi të tillë të ketë transparencë të plotë, debat publik dhe llogaridhënie”, u shpreh koordinatori i këshilltarëve të opozitës në Këshillin Komunal të Tetovës. Gazeta Flaka

498
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Korrik, 2026 14:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
498
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?