Bërvenica vendos me votë: AKI shpall fitoren me 263 vota epërsi ndaj VMRO-së

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Nëntor, 2026 20:28

Bërvenica vendos me votë: AKI shpall fitoren me 263 vota epërsi ndaj VMRO-së

AKI shpall fitoren në Bërvenicë: 4.438 vota kundrejt 4.175 të VMRO-së. Bërvenica vendos me votë: AKI shpall fitoren me 263 vota epërsi ndaj VMRO-së.

Gazeta Flaka

Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga BDI-ja, do të marrë drejtimin e Komunës së Bërvenicës, pasi fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale.

Jahiji ka siguruar 4.442 vota, ndërsa kundërkandidati i tij, Stojançe Radiçevski nga VMRO-DPMNE, ka marrë 4.177 vota. Sipas rezultateve të përpunuara, janë regjistruar edhe 203 fletëvotime të pavlefshme.

Dalja në votime në raundin e dytë ishte rreth 10 pikë përqindjeje më e lartë krahasuar me raundin e parë. Jahiji në fjalimin e tij pas fitores falënderoi të gjithë qytetarët, pa dallim feje apo kombësie.

KSHZ publikon rezultatet zyrtare në Bërvenicë: Arkin Jahiji fiton me 265 vota diferencë kundrejt kandidatit të VMRO-DPMNE-së!

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka publikuar rezultatet nga të gjitha vendvotimet në Komunën e Bërvenicës, ku janë përpunuar 100 për qind e votave, përkatësisht 24 nga 24 vendvotime.

Sipas rezultateve të KSHZ-së, kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji, ka fituar 4.442 vota, apo 50,36 për qind të votave të vlefshme, njofton TS

Ndërkaq, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski, ka marrë 4.177 vota, apo 47,36 për qind.

Jahiji ka siguruar epërsi prej 265 votash ndaj kundërkandidatit të tij.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, në listën zgjedhore kanë qenë të regjistruar 16.256 votues, ndërsa kanë votuar gjithsej 8.820 qytetarë, me dalje prej 54,29 për qind.

Në këto zgjedhje janë regjistruar edhe 201 fletëvotime të pavlefshme.

Me përpunimin e 100 për qind të vendvotimeve, rezultatet e KSHZ-së e nxjerrin Arkin Jahijin në krye të garës për Komunën e Bërvenicës. Gazeta Flaka

30

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Nëntor, 2026 20:28
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
30

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“