Betejat e Bashës i bën Rama, ose Berisha

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 20:50

Betejat e Bashës i bën Rama, ose Berisha

Nga Dritan Hila

Ka një zhgënjim në kampin e Lulzim Bashës për faktin që vula i kaloi Berishës. Përtej anës morale dhe numerike se kujt i takonte dhe përtej yçklave ligjore qe përpiqen të gjejnë ata që donin të rrinte aty ku ishte, puna është se kush e meritonte?
Sali Berisha bëri betejë që ditën e parë për të, betejë që pavarësisht moshës, nuk e reshti asnjë ditë.
Mirë apo keq, serioze apo qesharake, rruga e tij dy e kusur vjeçare tregoi nerv për pushtet. Nuk i zhgënjeu asnjë ditë ndjekësit e tij. Dhe nisur nga fakti që sidomos në terrenin kur nuk ka precedentë në sistemin gjyqësor sesi ndahet davaja e një partie dhe si e tillë në vendimin e gjykatës ndikon bindja e brendshme e gjyqtarit se kush e meriton me vullnet e numra një autorësi të saj, nuk ka asgjë të çuditshme që gjykata ia dha Berishës.

Në krahun tjetër, hiq disa emra që numërohen me gishtat e njërës dorë, kusuri priste vendimin e gjykatës. E gjitha kjo mënyrë sjelljeje linte dyshimin që ose e gjitha ishte një lojë e Bashës që të shmangte zemërimin e amerikanëve nëse do reshtohej që në fillim në krah të Berishës dhe deklaratat e tanishme për bashkim e vërtetojnë këtë, ose priste që betejat t’i bënte Edi Rama. Kësaj i shërbenin edhe fjalët e hapura mes mbështetësve të tij që pas 2025-ës do jemi në koalicion me Ramën. Mirëpo puna është që Rama nuk ka qejf ta ndajë pushtetin as me Erion Veliajn, lëre pastaj me të tjerë. Sepse i binte që Rama të bënte fushatë si për vete edhe për Bashën. Sesi i kanë bërë llogaritë, duhet goxha fantazi.

A ka ndikuar Rama t’i jepej vula Berishës? Pak si e vështirë ta besosh pasi e sigurt është që me një opozitë të përçarë do ta kishte më të kollajtë fitoren sesa tashmë që PD-ja ka një bosht historik. E ndaj, duket ca si shumë fantazi që të ketë ndikuar në dhënien e vulës.

Kurse Bashës tani i mbetet ose t’i hyjë betejave vetë ose të lerë Berishën t’i bëjë për të, siç i ka bërë gjithmonë. Është edhe më rehat.

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 20:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?