Bexheti: Njofton për hapjen e thirrjes së parë për IPARD III

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shkurt, 2025 16:57

Bexheti: Njofton për hapjen e thirrjes së parë për IPARD III

Zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti, në shoqërim të zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Mevlan Morina, kanë hapur Ditën Informuese për Thirrjen Publike të Masës 1 në kuadër të Programit IPARD III 2021-2027.

“Ky program ofron mundësi financimi për bujqit dhe ndërmarrjet e sektorit bujqësor, duke sjellë një mbështetje financiare prej 7.4 milionë eurosh për investime në mjetet themelore të ekonomive bujqësore. Programi ka për qëllim të ndihmojë fermerët individualë, kooperativat dhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që të investojnë në modernizimin e kapaciteteve të tyre prodhuese”, ka bërë të ditur Bexheti.

Zëvëndësministri Bexheti ka shtuar se mbështetja financiare mund të shfrytëzohet për sektorët si prodhimi bimor dhe blegtoral, peshkimi, përpunimi dhe marketingu i produkteve bujqësore, si dhe prodhimi i energjisë nga burime të rinovueshme për konsum vetjak.

“Afati i aplikimit është deri më 29 mars 2025, dhe përfituesit e mundshëm janë inkurajuar të shfrytëzojnë këtë mundësi për zhvillimin dhe modernizimin e ekonomive të tyre bujqësore”, ka nënvizuar zëvendësministri Bexheti. LINK

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shkurt, 2025 16:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?