Beyonce thyen rekorde në Londër, mbi 275,000 spektatorë në “Cowboy Carter Tour”
Këngëtarja e famshme Beyonce ka mbyllur me sukses turneun e saj “Cowboy Carter Tour” në Londër, duke shënuar një moment historik në Tottenham Hotspur Stadium. Gjatë gjashtë netëve të performancës (5, 7, 10, 12, 14 dhe 16 qershor), ajo mirëpriti mbi 275,000 spektatorë dhe gjeneroi mbi 45 milionë paund (rreth 61 milionë dollarë), duke vendosur rekorde të reja për këtë arenë.
Ajo tani mban titullin e artistes me më shumë net koncertesh në stadiumin londinez, duke tejkaluar suksesin e saj të mëparshëm me turneun “Renaissance” në vitin 2023, raporton DailyMail.
Ndërkohë, sipas burimeve, Beyonce ka bërë një gjest të veçantë për Mariah Carey, duke i lëshuar suitën luksoze në hotelin Corinthia, pak përpara se Carey të mbërrinte për performancën e saj në “Summertime Ball”. Ky veprim u interpretua si shenjë respekti mes dy ikonave të muzikës.
Koncerti i fundit i turneut solli edhe një moment të ngrohtë familjar, teksa Beyonce i uroi publikisht ditëlindjen binjakëve të saj, Sir dhe Rumi, të cilët mbushën tetë vjeç. Vajza e saj e madhe, Blue Ivy, u pa në skenë duke përqafuar motrën e saj në një skenë plot emocione.
Pavarësisht profilit të lartë, Beyonce dhe Jay-Z janë të rezervuar kur vjen fjala për detajet familjare, megjithëse gjyshja Tina Knowles ka treguar më parë se Sir është i qetë dhe i prirur drejt numrave, ndërsa Rumi shfaq më shumë kreativitet artistik.
Flaka
















