Bllatë: Ndalohen studentët shqiptarë që po shkonin në mbështetje të protestës | VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2026 13:46 Përditësuar

Bllatë: Ndalohen studentët shqiptarë që po shkonin në mbështetje të protestës | VIDEO

Bllokohet në Bllatë autobusi me studentë nga Universiteti i Tiranës që po vinin në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Një autobus me studentë nga Universiteti i Tiranës, të cilët po udhëtonin drejt Shkupit për të marrë pjesë në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, është bllokuar në pikën kufitare të Bllatës.

Sipas informacioneve paraprake, autoritetet maqedonase nuk kanë dhënë sqarime zyrtare për arsyet e ndalimit të autobusit, ndërsa studentët kanë mbetur për një kohë të gjatë në pritje në kufi.

Ngjarja ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë dhe aktivistë e kanë cilësuar veprimin si të papranueshëm, sidomos në një moment kur protestat studentore për përdorimin e gjuhës shqipe kanë marrë mbështetje të gjerë publike.

Studentët nga Tirana kishin paralajmëruar ardhjen e tyre në Shkup si shenjë solidarizimi me kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për respektimin e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe gjatë provimit të Jurisprudencës. Gazeta Flaka

307
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2026 13:46 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
307
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?