Bota si një Teatër

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Janar, 2026 13:05

Bota si një Teatër

Shkruan: Memedali Jusufi


Do te ishte ideale qe ne Agoren tone te flitet per dijen dhe dashurine. Si dikur ne Teatrot Antike qe debatohej per parimet e drejtesise dhe ato probleme qe i tangonin qytetaret.
Dija dhe dashuria janë gjëra të ndryshme. Dija i lidh njerëzit nyje dhe nuk rrezikon asgjë, kurse dashuria i zgjidh nyjat dhe rrezikon çdo gjë. Dija është gjithnjë e kujdesshme dhe të këshillon “Kujdes nga ngallëzimi i tepërt”, kurse dashuria thotë “Oh, mos e vrit mendjen! Hidhu dhe zhytu!” Dija nuk thyhet aq lehtë, kurse dashuria shëndrrohet shumë lehtë në një pirg rrënojash. Mirëpo, mes rrënojave fshihen dhe thesare. Brenda zemrës së thyer fshihen thesare.
Në lagjen e mrekullueshme ku ndodhen shtëpitë e poetëve të mëdhenj të shekullit të artë spanjoll, Lope de Vega-it, Cervantesit, Quevodo-it, një tabelë, në rrugën “Leon”, sjell në kujtesë një vend, një farë qarku, sot do ta quanim një lloj “hapësire”, në të cilin në shek. XIX takoheshin tregtarë, intelektualë, shkrimtarë, politikanë, gazetarë, sipërmarrës. Në ato dhoma diskutohej për art dhe politikë, thureshin marrëveshje, hidheshin ide për projekte apo revista letrare, formoheshin e shpërbëheshin grupe gjithfarë, grupe të pararojës kulturore, me interesa ekonomike apo ideologjike. Po mbi të gjitha flitej pa pushim. Vendi, ashtu siç na e kujton dhe tabela, mban emrin Mentidero de representates: vendi ku bisedohet, por pa iu përmbajtur shumë së vërtetës, pra një “gënjeshtore”, vendi ku mund të gënjehet, nëse mund të thuhet kështu. Sipas një rregulli të pranuar haptazi nga të gjithë, të sendërtuar madje edhe në tabelë, këtu biseda, dëfrimi e mbi të gjitha marrëveshja dhe diskutimi shoqëror njëjtësohet me gënjeshtrën dhe tempulli ku zhvillohen ritet social-kulturore është si rregull dhe vendi ku shkohet për të gënjyer. Natyrisht fakti që shtirja nuk fshihet, por, për më tepër, vihet në dukje, mund të luajë një rol yshtës, mund të jetë një marifet për t’i dhënë vetes të drejtën e sinqeritetit duke nxjerrë sheshit të pavërtetën; nëse të gjithë e dinë se po gënjejnë dhe e pranojnë këtë gjë, krijohet ideja se nuk ka mashtrim, sepse askush nuk është i detyruar t’i besojë tjetrit. Në të vërtetë kjo lojë nuk vlen aspak për ta bërë të pranueshme gënjeshtrën, ashtu si edhe banaliteti i shpalosur haptazi – e madje i theksuar si gjetje në disa qarqe snobë – nuk mund të shfajësohet, por, për më tepër, rëndohet kur bëhet gjoja si me shaka; një mallkim i lëshuar me dinakëri nga dikush që e gënjen mendja se është tepër finok dhe aq larg banalitetit sa mund t’i lejojë vetes gjithfarë fjalësh harbute, është më i ndyrë se një mallkim që mund t’i shpëtojë dikujt pa dashje kur pret gishtin. E megjithatë ajo tabelë në rrugën “Leon”, nuk duket se është hishtësisht moralizuese e as të shtyn, si kundërpërgjigje ndaj botës mondane të zbrazët e mashtruese, drejt mbylljes askete e sfilitëse në heshtjen e thellë të botës së brendshme shpirtërore, tek e cila nuk përplaset jehona e kotësive të botës së jashtme boshe, e ku shpirti bisedon veç me veten dhe Zotin. Ka të ngjarë që autorët hokatarë të tabelës – dhe, përpara tyre, shpikësit hokatarë të panjohur të atij emërtimi – e dinin shumë mirë se vetmia brejtëse nuk ta garanton të vërtetën më shumë se thashethemnaja mondane. Ndodh shpesh që të duket sikur po bisedon me veten dhe me Zotin, e në të vërtetë, flet vetëm me fantazmat mjerane e fodulle të anktheve të tua apo vetëm për idhujt e tu e kështu ngatërron jehonën e përçartjes tënde me zërin e së vërtetës; në një sallon të paktën e ke më të thjeshtë ta dallosh veten nëse je po aq i rëndomtë dhe i stisur sa të tjerët përqark, ndërsa kur flet me vete, ka rrezik të të mbushet mendja se po dëgjon një të vërtetë të pakundërshtueshme dhe shndërrohesh në profetin apo skllavin e asaj të vërtete. Tabela ndoshta kërkon të na kujtojë se ai vend i paraqitjes shoqërore është një teatër dhe se – siç mund të na mësojnë poetët e mëdhenj barokë që kanë jetuar në ato rrugë – e gjithë bota është një teatër, në të cilin, sipas besimit fetar, ajo që ndodh mund të çojë në një të vërtetë të përtejme e megjithatë nuk duhet marrë dhe aq seriozisht. Ata që gënjejnë, thotë emri i qarkut, janë për më tepër “përfaqësues”, ai që rreket të përfaqësojë diçka (pak rëndësi ka nëse përfaqëson një firmë, një ideologji apo një institucion) e kështu vjen dhe flet – kujton se flet – jo për veten, por për dikë e për diçka tjetër. Edhe kur mendon se po flet në emër të vet, nuk ndryshon ndonjë gjë e madhe, sepse duket si kopje apo dublues i vetvetes, si një aktor që luan të njëjtën pjesë të një aktori tjetër dhe zëvendëson personin e vërtetë, si kaskatorët që xhirojnë pjesët më të rrezikshme nëpër filma, duke rënë nga kali në vend të personazhit kryesor. Kohët e reja e kanë bërë detyrën e përfaqësuesit gjithnjë e më të përgjithshme dhe më të pamundur, ashtu siç kanë bërë të pamundur shkrimin e poemave në nderim të mbretit e të presidentit të republikës. Ndihesh gjithnjë në siklet kur të duhet të flasësh në emër të dikujt tjetër, në emër të një shkolle, partie, shoqate bamirësie, shoqate veteranësh a filozofësh apo në emër të shtetit; ndërkohë e kupton se gjendesh gati gjithnjë në vend të dikujt tjetër, se nuk mund të flasësh kurrë në emrin tënd e madje e ke harruar se çfarë zëri ka i ashtuquajturi “Uni” yt i vërtetë, të cilin e ndien të pranishëm gjithnjë e më pak në fjalët e tua e sidomos në fjalimet zyrtare e ato të rastit, në diskutimet e në tavolinat e rrumbullakëta, në konferencat e në ndërhyrjet publike. Në atë mentidero, në atë “gënjeshtore”, ndodhemi pak a shumë të gjithë. Përpiqemi ta kalojmë jetën si të mundim, mes gënjeshtrave që përcillen e shpërthejnë pa tragjizëm, si flluska sapuni. Thashethemnaja që ndihet përqark mund të jetë një ilaç i mirë për jetën në tokë; është si një sajnë, si një mërmërimë që mbulon fërshëllimën e kohës që kalon dhe fashit vetëdijen për dhembjen dhe zbrazëtinë. Ashtu siç e dinin mirë poetët e mëdhenj të teatrit të botës që banonin ndër ato vise, e vërteta mund të jetë e dhembshme, si një nerv i zbuluar që të mundon dhe duhet ta trullosësh. E vërteta mund të jetë e rrezikshme, thoshte një tjetër shkrimtar i madh i barokut spanjoll, Gracián-i, sepse është si të marrësh gjak nga zemra. Cilësitë shpirtërore lulëzojnë ndërsa dashuria dhe njohuria rriten brenda mendjeve dhe zemrave tona. Në këtë proces, ne bëhemi më të mirë dhe më të aftë për të dalluar atë që është e favorshme për lartësinë dhe atë që çon në poshtërim, dhe ne përparojmë në të kuptuarit tonë të universit fizik, qenies njerëzore, shoqërisë dhe jetës së shpirtit. Dashuria rritet me njohuri dhe mirëkuptimi i vërtetë shtohet nga dashuria.
Artet, zanatet dhe shkencat lartësojnë botën e qenies dhe janë të favorshme për lartësimin e saj. Njohuria është si krahë për jetën e njeriut, dhe një shkallë për ngjitjen e tij. Fitimi i saj është i detyrueshëm për këdo … Në të vërtetë, njohuria është një thesar i vërtetë për njeriun dhe një burim lavdie, bujarie, gëzimi, ekzaltimi, gëzimi dhe gëzimi për të. Lum njeriu që kapet pas tij dhe mjerë ai i shkujdesuri.Njohuria është një formë e njohjes, ndërgjegjësimit, mirëkuptimit ose njohjes. Ai shpesh përfshin zotërimin e informacionit të mësuar përmes përvojës dhe mund të kuptohet si një sukses njohës ose një kontakt epistemik me realitetin, si të bësh një zbulim. Shumë përkufizime akademike fokusohen në njohuritë propozicionale në formën e besimit të fakteve të caktuara, si në “Unë e di se Dave është në shtëpi”. Llojet e tjera të njohurive përfshijnë njohuritë-si në formën e kompetencës praktike, si në “ajo di të notojë”, dhe njohuritë nga njohja si një njohje me objektin e njohur bazuar në përvojën e mëparshme të drejtpërdrejtë, si njohja e dikujt personalisht.

67
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Janar, 2026 13:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
67
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?