Breshëri reagimesh për pankartat në Shkup: Akuza për manipulim dhe “vjedhje” të zërit të studentëve

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Mars, 2026 09:43 Përditësuar

Breshëri reagimesh për pankartat në Shkup: Akuza për manipulim dhe “vjedhje” të zërit të studentëve

Debati rreth pankartave të vendosura në Shkup po thellohet, teksa reagimet publike janë shtuar dhe akuzat për prapaskena politike po bëhen gjithnjë e më të forta.

Aktivistja qytetare Nafie Selmani ka reaguar ashpër, duke drejtuar kritika ndaj VLEN.
“VLEN-i, përveçse nuk ka vullnet, e as kapacitet e takat t’i ndihmojë studentët, tani po përdor forma nga më banalet për t’i penguar ata në ushtrimin e të drejtës së tyre themelore.
NUK VLEN
#meStudentët”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, sipas raportimit të Gazeta Flaka, janë shtuar dyshimet se pankartat nuk janë vendosur nga studentët, por nga aktivistë partiakë.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se kjo fushatë mund të mos ketë qenë spontane. Sipas tyre, pankartat dyshohet se janë vendosur nga aktivistë me pagesë të lidhur me struktura brenda VLEN, me qëllim që protestës studentore t’i jepet një kahje politike.
“Ata s’janë studentë, as që kanë kryer fakultate – janë militantë partiak”, theksojnë burimet.

Po ashtu, burimet pretendojnë se nga terreni janë siguruar fotografi ku shihen aktivistë të njohur nga Çair teksa vendosin pankartat. Këto pamje pritet të publikohen gjatë ditës në rrjetet sociale.

Për këto zhvillime ka reaguar edhe analisti Sefer Selimi, i cili ka ngritur akuza të drejtpërdrejta për manipulim të zërit të studentëve.
“Pasi Hristijan Mickoski ua ka ndal zanin aty ku duhet të flitet për studentët dhe shqiptarët, tash duan ta vjedhin edhe zanin e studentëve. Në çfarë gjendje dëshpërimi duhet të jesh për të bërë një veprim të tillë?”, u shpreh Selimi, duke shtuar me ironi: “Bash më intereson kush e ka pas këtë ide briliante?”

Reagim ka ardhur edhe nga Imrane Veliu – Aliu, e cila theksoi se çështja ka kaluar përtej dimensionit akademik.
“Nuk më dhemb që po na heshtin… më dhemb mënyra si po na shpërfillin. Nuk është më çështje vetëm e një provimi… është çështje dinjiteti, gjuhe dhe identiteti. Studentët kërkojnë diçka bazike – të mësojnë dhe të testohen në gjuhën e tyre,” deklaroi ajo.

Ajo shtoi se përballë kësaj kërkese ka pasur “devijim, manipulim dhe përpjekje për ta kthyer thelbin në zhurmë politike”, duke theksuar se studentët, pavarësisht gjithçkaje, kanë vendosur të vazhdojnë të flasin.

Deri më tani, nuk ka reagim zyrtar nga palët e përmendura lidhur me këto pretendime, ndërsa publikimi i mundshëm i pamjeve nga terreni pritet të ndikojë në zhvillimet e mëtejshme të kësaj çështjeje.

59
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Mars, 2026 09:43 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
59
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?