Bruno Guimarães shumë pranë Arsenalit, Newcastle jep dritën jeshile për largimin

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Gusht, 2026 13:26

Bruno Guimarães shumë pranë Arsenalit, Newcastle jep dritën jeshile për largimin

Arsenali është shumë pranë realizimit të një prej transferimeve më të rëndësishme të kësaj vere, pasi Bruno Guimarães ndodhet një hap larg kalimit nga Newcastle United te klubi londinez.

Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e Newcastle kanë pranuar në parim largimin e mesfushorit brazilian dhe tashmë kanë nisur punën për gjetjen e zëvendësuesit të tij, në bashkëpunim me trajnerin e ri, Matthias Jaissle.

Bruno Guimarães ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin prej disa javësh dhe aktualisht pret që klubet të finalizojnë detajet e fundit të transferimit, përfshirë shumën e marrëveshjes. Pas kësaj, lojtari pritet të udhëtojë drejt Londrës për të kryer kontrollet mjekësore dhe për të firmosur kontratën.

Nëse gjithçka mbyllet sipas planit, braziliani do t’i bashkohet skuadrës së Mikel Artetës si një nga përforcimet kryesore për sezonin e ri, duke rritur ndjeshëm cilësinë e mesfushës së “Topçinjve”.

Zyrtarizimi i transferimit pritet të vijë në ditët në vijim.

Flaka

273

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Gusht, 2026 13:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
273

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut