Bujar Osmani akuzon “vredistët” për shmangie të përgjegjësisë rreth vendimit për emrat e rrugëve në Tetovë
Bujar Osmani ka deklaruar se në kushte normale, sipas tij, përfaqësuesit e VLEN-it do ta sulmonin Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut për vendimet lidhur me emërtimet e rrugëve në Tetovë, por nuk po e bëjnë këtë pasi, siç thotë ai, janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë institucionale.
Osmani thekson se gjykata, sipas tij, “nuk një herë, por shtatë herë ka kërkuar veprime dhe dokumentacion nga Komuna e Tetovës dhe Qeveria”, duke shtuar se institucionet nuk kanë vepruar në mënyrë të plotë.
“Në çdo situatë normale, vredistët do të sulmonin Gjykatën Kushtetuese për anulimin e emrave shqiptarë të rrugëve”, deklaron Osmani, duke shtuar se kjo do të bëhej “vetëm për të larguar përgjegjësinë nga vetja”.
Ai gjithashtu pretendon se heshtja e tyre lidhet me faktin se çështja e rikthimit të emrave si “Marshall Tito” dhe “JNA” bie mbi përgjegjësinë e institucioneve aktuale.
“Prandaj sot janë në panik”, tha Osmani, duke shtuar se sipas tij, ata janë të vetëdijshëm për pasojat politike të vendimeve.
Deklaratat vijnë në kuadër të debatit të vazhdueshëm politik për emërtimet e rrugëve në Tetovë dhe vendimet e lidhura me to nga institucionet lokale dhe kushtetuese. Gazeta Flaka












