Bujar Osmani: BE nuk është vetëm proces negociatash, por sistem vlerash

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Qershor, 2026 21:42

Bujar Osmani: BE nuk është vetëm proces negociatash, por sistem vlerash

Në kuadër të Akademisë Politike të Bashkimit Demokratik për Integrim, ligjërues ishte Dr. Bujar Osmani, i cili trajtoi temën e integrimit evropian përtej procedurave dhe formaliteteve, duke ofruar një qasje më të gjerë mbi kuptimin e rrugës drejt Bashkimit Evropian.

Gjatë diskutimit, Osmani theksoi se procesi i integrimit evropian nuk duhet parë vetëm si përmbushje e kritereve teknike dhe negociata politike, por si një transformim i thellë i shoqërisë dhe institucioneve.

“Integrimi evropian nuk është thjesht një proces administrativ apo diplomatik. Ai nënkupton ndërtimin e institucioneve të forta, garantimin e sundimit të ligjit dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët”, u shpreh Osmani.

Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet kuptuar si një sistem vlerash që promovon demokracinë, liritë themelore dhe përgjegjësinë institucionale.

“Evropa nuk është vetëm një projekt politik. Ajo është një komunitet vlerash ku respekti për ligjin, barazia dhe dinjiteti njerëzor janë themeli mbi të cilin ndërtohen shoqëritë moderne”, theksoi ai.

Nga Akademia Politike e BDI-së vlerësuan se ligjërata solli një perspektivë më të gjerë mbi procesin integrues, duke i ndihmuar pjesëmarrësit të kuptojnë sfidat dhe përgjegjësitë që shoqërojnë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Dr. Bujar Osmani është doktor i shkencave mjekësore, kirurg specialist dhe një nga figurat më të njohura të diplomacisë dhe politikës në Maqedoninë e Veriut. Ai ka ushtruar funksionet e Ministrit të Shëndetësisë, Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, ndërsa në vitin 2023 shërbeu si Kryesues i OSBE-së. Gazeta Flaka

109
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Qershor, 2026 21:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
109
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?