Bujar Osmani dhe studentët ngritën alarmin në Bruksel, PE e reflekton në raportin për Maqedoninë e Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Qershor, 2026 22:57

Bujar Osmani dhe studentët ngritën alarmin në Bruksel, PE e reflekton në raportin për Maqedoninë e Veriut

Vetëm pak kohë pasi përfaqësues politikë dhe studentorë shqiptarë ngritën në Bruksel shqetësimet për gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, një pjesë e këtyre çështjeve kanë gjetur pasqyrim në raportin më të fundit të Parlamentit Evropian për vendin, shkruan Gazeta Flaka.

Në mars të këtij viti, nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, zhvilloi një vizitë dyditore në Bruksel, ku u takua me përfaqësues të Komisionit Evropian, Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe eurodeputetë. Në qendër të bisedimeve ishin perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut, përkeqësimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe, sipas Osmanit, cenimi i parimeve themelore të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.

Gjatë takimeve, Osmani kishte theksuar se dy sfidat kryesore për vendin mbeten bllokimi i rrugës drejt Bashkimit Evropian dhe dobësimi i mekanizmave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, të cilat i konsideroi vendimtare për stabilitetin dhe të ardhmen e shtetit.

Pak muaj më vonë, gjatë qershorit, edhe përfaqësuesit e Këshillit Organizativ të Studentëve Shqiptarë, Mevlan Ademi dhe Çlirim Iseni, realizuan vizitë në Bruksel, ku zhvilluan takim me Frederick Swinnen nga Komisioni Evropian dhe Clare Dowdle nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS).

Sipas tyre, në takim u diskutua për sundimin e ligjit, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e të drejtave të komuniteteve në Maqedoninë e Veriut. Ata theksuan nevojën që Bashkimi Evropian të tregojë të njëjtën vëmendje dhe përkushtim ndaj të drejtave të shqiptarëve në vend, sikurse ndaj komuniteteve të tjera në rajon.

Pikërisht këto shqetësime duket se kanë gjetur jehonë në raportin e miratuar nga Parlamenti Evropian, i cili i kushton vëmendje të veçantë respektimit të karakterit multietnik të shtetit, zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtave të komuniteteve.

Raporti përfshin edhe një amendament që u bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore.

Pas miratimit të raportit, Mevlan Ademi e përshëndeti vendimin e Parlamentit Evropian.

“Parlamenti Evropian u bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, duke siguruar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, si në aspektin ligjor ashtu edhe në frymën e saj. Gjithashtu, kërkohet që protestat studentore të mos paraqiten në mënyrë të padrejtë si të motivuara politikisht apo si faktor destabilizues. Ky është një mesazh i qartë në mbrojtje të të drejtave gjuhësore dhe të respektimit të Marrëveshjes së Ohrit”, shkroi Ademi.

Për raportin reagoi edhe Bujar Osmani, i cili publikoi pjesën e amendamentit të miratuar nga eurodeputetët.

“Parlamenti Europian aprovon amendamentin: Nxit autoritetet e Maqedonisë së Veriut që sa më shpejt të zgjidhin çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, me qëllim që të sigurohet zbatimi praktik i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, si në aspektin ligjor ashtu edhe në frymën e saj, si dhe të përmbahen nga paraqitja e protestave studentore në mënyrë të pasinqertë si të motivuara politikisht ose si faktor destabilizues”, shkroi Osmani.

Për shumë vëzhgues, përfshirja e këtyre çështjeve në raportin e Parlamentit Evropian tregon se shqetësimet e ngritura muajt e fundit nga faktorët politikë dhe studentorë shqiptarë kanë arritur të sensibilizojnë institucionet evropiane, duke i shndërruar ato në pjesë të debatit zyrtar evropian për progresin demokratik dhe integrues të Maqedonisë së Veriut. Gazeta Flaka

22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Qershor, 2026 22:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut