Bujar Osmani: Ditë e zezë për shqiptarët, Tito rikthehet në Tetovë

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Qershor, 2026 19:54 Përditësuar

Bujar Osmani: Ditë e zezë për shqiptarët, Tito rikthehet në Tetovë

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e vendimit mbi emërtimet e rrugëve dhe shesheve në Tetovë, duke e cilësuar atë si “një ditë të zezë për shqiptarët”.

Sipas Osmanit, vendimi rikthen emërtimin “Marshal Tito” në vend të sheshit “Iliria”, gjë që ai e konsideron një goditje ndaj identitetit shqiptar dhe bashkëjetesës ndëretnike në vend.

“DITË E ZEZË PËR SHQIPTARËT. Gjykata Kushtetuese anuloi vendimin për emërtimet e rrugëve dhe shesheve në Tetovë, duke rikthyer emrin ‘Marshal Tito’ në vend të sheshit ‘Iliria’. Një tjetër goditje ndaj identitetit shqiptar. Një tjetër plagë mbi të ardhmen e përbashkët. Një tjetër hap prapa për këtë vend”, ka shkruar Osmani.

Ai ka drejtuar kritika edhe ndaj kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke e lidhur vendimin me qeverisjen aktuale.

“Në fund, Bilall Kasami duhet të jetë i lumtur. Dikur shkruante poezi për Titon. Sot, Tito u kthye në Tetovë gjatë qeverisjes së tij dhe VLEN-it. Shqiptarët nuk do ta harrojnë”, është shprehur Osmani.

Në një reagim të veçantë lidhur me vendimmarrjen në Gjykatën Kushtetuese, Osmani paralajmëroi se mbivotimi etnik në çështje që prekin identitetin dhe komunitetet etnike mund të ketë pasoja serioze për marrëdhëniet ndëretnike.

“Historia e shteteve multietnike dëshmon një rregull të thjeshtë: mbivotimi etnik për çështje etnike është fillimi i çdo krize të madhe ndëretnike”, ka deklaruar Osmani.

Reagimi vjen pasi Gjykata Kushtetuese vendosi të shfuqizojë aktet komunale që kishin të bënin me emërtimin e disa rrugëve dhe shesheve në Tetovë, vendim që ka nxitur reagime të shumta në skenën politike shqiptare.Gazeta Flaka

394
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Qershor, 2026 19:54 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
394
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?