Bujar Osmani kritikon modelin e provimit të jurisprudencës: “Logjikë e vjetër”

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Qershor, 2026 17:56

Bujar Osmani kritikon modelin e provimit të jurisprudencës: “Logjikë e vjetër”

Bujar Osmani nga BDI ka kritikuar ashpër një propozim të fundit lidhur me provimin e jurisprudencës, ku teoria do të zhvillohej në gjuhën shqipe, ndërsa pjesa praktike në gjuhën maqedonase, duke e krahasuar atë me praktika të së kaluarës.

Osmani tha se kjo qasje i kujton vitin 1993, kur, sipas tij, në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Shkup u hapën dy klasat e para në gjuhën shqipe, por me një model të ndarë të përdorimit të gjuhëve.

“Sot, kur dëgjova ‘zgjidhjen’ për provimin e jurisprudencës – teoria në shqip, praktika në maqedonisht – m’u kujtua menjëherë viti 1993”, u shpreh Osmani.

Ai theksoi se edhe atëherë, shqiptarëve u ofroheshin zgjidhje të pjesshme gjuhësore, të cilat, sipas tij, përfaqësonin një qasje të kufizuar ndaj të drejtave të tyre. Osmani shtoi se është e pakuptueshme që pas më shumë se tri dekadash dhe pas Marrëveshjes së Ohrit, të rikthehen modele të ngjashme.

“Prandaj më duket e pabesueshme që, 33 vjet më vonë dhe 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, e njëjta logjikë po paraqitet si sukses”, deklaroi ai.

Osmani shtoi se të drejtat e garantuara me Marrëveshjen e Ohrit nuk duhet të trajtohen si favor, por si standard i barazisë institucionale. Gazeta Flaka

103
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Qershor, 2026 17:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
103
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?