Bujar Osmani nga Brukseli: Po cenohet Marrëveshja e Ohrit, rrezikohet stabiliteti ndëretnik
Nënkryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, po zhvillon një vizitë dyditore pune në Bruksel, ku po realizon takime me përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane dhe të Parlamenti Evropian.
Gjatë ditës së parë, Osmani zhvilloi takime me Emmanuel Zhiofre, Valentina Superti, si dhe me eurodeputetët Lukas Mandl dhe Ilhan Kyuchyuk.
Ndërkaq, gjatë ditës së dytë, agjenda e tij vazhdoi me takime me Andreja Viher White dhe Adele Marsullo, si dhe me eurodeputetët Vladimir Prebilič, Thijs Reuten dhe Matjaž Nemec.
Në fokus të të gjitha takimeve, sipas Osmanit, kanë qenë shqetësimet për cenimin e Marrëveshja e Ohrit dhe nevoja për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian.
“Po realizohet një plan i përgatitur dhe i organizuar për anulimin e marrëveshjes paqësore, plan që tashmë ka rrënuar shtyllat kryesore të saj, duke lënë vakum dhe paparashikueshmëri serioze që lehtë mund të keqpërdoret nga palë të treta”, ka deklaruar Osmani gjatë takimeve.
Ai ka theksuar se procesi i integrimit evropian kërkon veprime të menjëhershme, sidomos në një moment kur vendet e rajonit po shënojnë progres konkret.
“Ekziston nevojë urgjente për tejkalimin e bllokadës në procesin e integrimit evropian, veçanërisht duke pasur parasysh momentumin e zgjerimit dhe progresin e arritur nga Shqipëria dhe Mali i Zi”, është shprehur Osmani.
Sipas tij, integrimi i brendshëm dhe ai i jashtëm kërkojnë vendime të guximshme nga institucionet vendore, por edhe një angazhim të qartë e të vazhdueshëm nga partnerët evropianë. Gazeta Flaka
















