Bujar Osmani për situatën në Gostivar: Qytetarët meritojnë informacion të qartë për shkakun e infeksionit dhe sigurinë e ujit

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Korrik, 2026 19:00

Bujar Osmani për situatën në Gostivar: Qytetarët meritojnë informacion të qartë për shkakun e infeksionit dhe sigurinë e ujit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Gostivar, ku mijëra qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas problemeve shëndetësore të raportuara ditët e fundit.

Osmani shprehet se me shqetësim po e ndjek situatën, duke theksuar se shumë familje po përballen me pasiguri dhe frikë për shëndetin e tyre.

“Me shumë shqetësim po e ndjek atë që po ndodh në Gostivar. Mijëra qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe shumë familje po kalojnë ditë të vështira, me pasiguri dhe frikë për shëndetin e tyre.

Uroj shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit dhe shpreh respekt për mjekët dhe personelin shëndetësor që po përballen me këtë situatë të rëndë.

Besoj se qytetarët meritojnë sa më shpejt informacion të qartë për shkakun e infeksionit dhe për sigurinë e ujit. Deri atëherë, Gostivari ka nevojë para së gjithash për kujdes, solidaritet dhe përgjegjësi”, ka shkruar Osmani.

Ish-ministri i Shëndetësisë ka bërë thirrje për informim të qartë dhe të shpejtë të qytetarëve lidhur me shkaqet e situatës dhe sigurinë e ujit, ndërsa ka shprehur solidaritet me qytetarët e prekur dhe personelin shëndetësor që po përballet me fluksin e pacientëve. Gazeta Flaka

366
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Korrik, 2026 19:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
366
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?