Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, që nga dje ka filluar fushatën në terren për mbledhjen e ideve dhe propozimeve për programin. Me komunikim të drejtpërdrejtë derë më derë, takime dhe biseda të hapura me banorët, Osmani po e ndërton programin për Çairin së bashku me ata që i njohin më së miri problemet – qytetarët e Çairit.
“Çairi do të ketë programin më të plotë dhe më të argumentuar deri tani – program që do të dalë nga çdo cep, çdo rrugë, çdo lagje. Asnjë ide nuk do të jetë e vogël, asnjë propozim nuk do të mbetet pa u shënuar. I ftoj qytetarët të përfshihen dhe të kontribuojnë që së bashku ta ngremë komunën nga hiri,” deklaroi Osmani.
Qytetarët mund të paraqesin propozimet e tyre për komunën përmes kontaktit të drejtpërdrejtë në terren, me telefon apo në mënyrë elektronike. Çdo ide do të ndihmojë në formësimin e planit që do t’i mundësojë Çairit më në fund të ecë përpara dhe t’i zgjidhë problemet e grumbulluara ndër vite. Flaka Media
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
16 Gusht, 2025 12:55 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.