Bujar Osmani: Shqiptarët nga faktor vendimmarrës janë shndërruar në spektatorë
Botuar nga Flaka
28 Qershor, 2026 11:26 Përditësuar
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka akuzuar koalicionin qeverisës se brenda dy viteve ka zbehur pozitën politike dhe institucionale të shqiptarëve në vend.
Sipas Osmanit, premtimi për ndryshim nuk është realizuar, ndërsa shqiptarët, siç thotë ai, nuk janë më shtytës të proceseve eurointegruese, nuk marrin pjesë në vendimmarrjet e rëndësishme dhe janë përjashtuar nga institucionet shtetërore.
“Sot, shqiptarët e gjejnë veten jo më si shtytës të procesit eurointegrues dhe evropianizimit të shtetit; jo më si faktor pa pëlqimin e të cilit nuk merreshin vendime të rëndësishme; të përjashtuar nga institucionet shtetërore dhe nga proceset vendimmarrëse”, ka shkruar Osmani.
Ai shton se shqiptarët, sipas vlerësimit të tij, janë lënë jashtë proceseve të mëdha ekonomike, me të drejta të cenuara, me mekanizma të barazisë që po zbehen dhe me diasporë pa përfaqësim të denjë.
“Mbi të gjitha, shqiptarët sot ndihen më pak të respektuar në shtetin që e ndërtuan bashkë. Një popull që para dy vitesh ishte faktor vendimmarrës, sot shndërrohet në spektator”, thekson Osmani.
Në fund të reagimit të tij, ai i referohet edhe një deklarate të kryetarit të ZNAM, Maksim Dimitrievski, duke shkruar:
“Më së miri e përshkruan kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski: ‘VLEN-i është partneri i tretë i koalicionit’.” Gazeta Flaka
Botuar nga Flaka
28 Qershor, 2026 11:26 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.