Bujar Osmani takon eurodeputetin Lukas Mandl në Bruksel: Koncepti multietnik po ndeshet me sfida serioze

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Maj, 2026 18:38

Bujar Osmani takon eurodeputetin Lukas Mandl në Bruksel: Koncepti multietnik po ndeshet me sfida serioze

Ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, ka realizuar një takim në Parlamentin Evropian në Bruksel me eurodeputetin austriak, Lukas Mandl, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme (AFET), ku në fokus të diskutimeve kanë qenë zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut dhe sfidat ndaj karakterit multietnik të shtetit.

Osmani bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për, siç tha ai, “sfidat serioze ndaj konceptit të shtetit multietnik dhe europian në Maqedoninë e Veriut, që po vihet në pikëpyetje nga aktorë të ndryshëm”.

Ai theksoi se ruajtja e këtij koncepti mbetet thelbësore për stabilitetin politik dhe perspektivën evropiane të vendit.

Diskutuam sfidat serioze ndaj konceptit të shtetit multietnik dhe europian në Maqedoninë e Veriut, që po vihet në pikëpyetje nga aktorë të ndryshëm”, ka deklaruar Osmani.

Sipas tij, mbrojtja e këtij parimi kërkon angazhim të koordinuar në të gjitha nivelet.

Mbrojtja e këtij parimi kërkon qasje të organizuar dhe koordinim të gjerë si kusht për stabilitetin politik dhe rrugën evropiane të vendit”, është shprehur Osmani pas takimit në Bruksel. Gazeta Flaka

109
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Maj, 2026 18:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
109
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?