Në emisionin Klan Debat, Fatmir Bytyqi ekskluzivisht ka bërë të ditur se gjatë fushatës zgjedhore ka marrë kërcënime me jetë, për çka është dorëzuar edhe kallëzim në MPB.
Duke diskutuar për retorikën në fushatën zgjedhore, ai iu drejtua Bojan Stojanovskit nga VMRO DPMNE:
“Pyetni ministrin e Brendshëm, kush ka denoncim për rrezikim të jetës pas fushatës suaj? Një zëvendëskryeministër që është ulur pranë jush, dy ditë radhazi, kur në fushatën tuaj ju rikthyet parullat e viteve nëntëdhjetë, në të cilat unë dhe fëmija im thirreshim se duhet të vritemi, kjo ndodhi për shkak të jush dhe fushatës suaj ”, tha Bytyqi.
Bojan Stojanovski nga VMRO DPMNE iu përgjigj këtij pretendimi:
“Nuk e di, nuk kam dëgjuar. A ka ndodhur për diçka tjetër, ndoshta për shkak të ndonjë detyrimi të papërfunduar ndaj një kompanie nga Manastiri, të cilës Bytyqi i është përgjigjur kategorikisht “Jo”.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
30 Maj, 2024 22:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.