Bytyqi: Pa materiale në gjuhën shqipe, nuk mund të debatohen 2.673 amendamente

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Shtator, 2024 19:32

Bytyqi: Pa materiale në gjuhën shqipe, nuk mund të debatohen 2.673 amendamente

Seanca e Komisionit për financim dhe buxhet nuk ka filluar sot pasi deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, ka kërkuar shtyrjen e seancës për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Drejtorisë Doganore, pasi materialet e dorëzuara nuk ishin përkthyer në gjuhën shqipe, e cila është shkelje e Rregullores së Kuvendit

Në rendin e ditës të Komisionit ishin 2673 amendamente të dorëzuara nga deputetët e “Levicës”, të cilat do të shqyrtoheshin, por që nuk ishin dorëzuar edhe në gjuhën shqipe.

Bytyqi theksoi se neni 3, paragrafi 4 i Rregullores së Kuvendit parasheh që deputetët që flasin gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase, të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve, materialet duhet t’i marrin në gjuhën e tyre, në kohë dhe në mënyrë të plotë, në mënyrë që të mund të marrin pjesë në debat në baza të barabarta.

Në ndërhyrjen e tij procedurale, Bytyqi theksoi se sipas informacioneve të marra nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, përgjigja ndaj kërkesës së tij ishte se dikush duhej të miratonte më tej amendamente që të përkthehen në gjuhën shqipe. Ai e vlerësoi këtë përgjigje si absurde, sepse përkthimi është një e drejtë procedurale dhe kushtetuese që duhet respektuar, dhe të mos jetë subjekt i miratimeve shtesë ose llogaritjeve politike.

Në fund, kryetarja e Komisionit, Sanja Llukarevska, konstatoi se nuk ka kushte teknike për vazhdimin e punës, gjegjësisht nuk mund të sigurohet përkthimi i materialeve në gjuhën shqipe, prandaj edhe e shtyu seancën.

255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Shtator, 2024 19:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?