“Çairçanja”/ Ganiu sfidon Arsovskën: Të m’i jep integrencat

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Dhjetor, 2024 12:49

“Çairçanja”/ Ganiu sfidon Arsovskën: Të m’i jep integrencat

“E ftoj krytetaren e qytetit të Shkupit të m’i jep integrencat, ne do e bëjmë, d.m.th me buxhetin tonë vetanak të komunës zgjërimin e rrugës dhe rikonstruimin e së njëjtës përshkak se ka nevojë edhe rikonstruim kur e bëjmë zgjërimin planifikohet d.m.th tjetër trasë normal që edhe infrastruktura nëntokësore ndryshon. Komplet ne do e bëjmë me gjith ekspoproimet edhe pasi ta mbarojmë, pasi ta lëshojmë në mënyrë teknike ne ja kthejmë në mirëmbajtje, qytetit të Shkupit” – tha Visar Ganiu.

Këtë deklaratë sfiduese ndaj Arsovskës e dha i pari i Shkupit të vjetër, Visar Ganiu duke folur për zgjerimin e bulevardit “Cvetan Dimov”, ndryshe e njohur si rruga “Çairçanja”, mes tjerash, për mos realizimin e këtij projekti Ganiu kishte akuzuar edhe ish Qeverinë.

Për të paren e e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska deklarata e Ganiut është qesharake, sipas saj, është e pamundur që një projekt i tillë të mbulohet financiarisht nga Çairi sepse, siç thotë, projekti tejkalon mundësitë financiare buxhetore që ka komuna. Shton se projekti në fjalë nuk mund të realizohet pa ndihmën e Qeverisë.

“Deklarata si e tillë është qesharake, besoj se të gjithë njerëzit në vend e dinë që është e pa mundur që ai të realizojë një projekt të tillë, jo vetëm pse s’ka ingerenca, por s’ka edhe kapacitete komuna, nëse për qytetin e Shkupit është e pamundur sepse niveli i decentralizimit është shumë i ulët. Vetëm projekti në fjalë i tejkalon mjetet buxhetore që i ka në dispozicion. Prandaj, vlerësoj se është pak qesharake, besoj që duhet të rishikohet kjo deklaratë, të shohë nëse vërtetë ka menduar diçka të tillë ose është vetëm një shaka. Megjithatë, në interesin tonë është që projekti të realizohet. Shuma që duhet ndarë për këtë projekt është realisht e madhe dhe nëse kemi mbështetje të pushtetit qendror sepse është e vetmja që mund të mbulojë këtë shumë të madhe të mjeteve” – tha Arsovska.

Ndryshe, ditën e djeshme, i pyetur nga Klan Maqedoni, zëvendëskryeministri Mexhiti tha se Qeveria është e gatshme ta ndihmojë qytetin e Shkupit për të realizuar projektin në fjalë, megjithatë shtoi se Arsovska nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë rrugë sepse sipas tij, mungon vullneti. /tvklan.mk/

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Dhjetor, 2024 12:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?