Pas tensioneve të fundit në dhomën e zhveshjes dhe mungesës së Hakan Calhanoglu në Kupën e Botës për Klube, Interi duket se po përgatitet për një epokë të re në mesfushë. Sipas raportimeve nga Corriere dello Sport, drejtuesit e klubit kanë identifikuar Morten Frendrup, mesfushorin danez të Genoas, si një alternativë të vlefshme për të zëvendësuar turkun që pritet të largohet këtë verë.
Frendrup, 24 vjeç, ka shkëlqyer me Genoan dhe është vlerësuar për intensitetin, fleksibilitetin dhe aftësinë taktike. Ai mund të luajë si regji, mezz’ala apo edhe më avancuar në mesfushë, duke e bërë një “jolly” të vërtetë për sistemin e Cristian Chivu-së. Vlera e tij aktuale në treg është rreth 20 milionë euro, dhe Genoa nuk është e gatshme ta lëshojë për më pak.
Interi kishte tentuar ta afronte Frendrup edhe në janar, por Genoa refuzoi të negocionte. Tani, me Calhanoglu që po afrohet me Galatasaray dhe me emra si Ederson dhe Rovella jashtë buxhetit të klubit, Frendrup është rikthyer si opsioni më realist.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
2 Korrik, 2025 13:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.