Çarshia si muze i gjallë: Bujar Osmani paralajmëron masa për ringjalljen e zejtarisë

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 13:01

Çarshia si muze i gjallë: Bujar Osmani paralajmëron masa për ringjalljen e zejtarisë

Në përpjekje për t’i kthyer jetë Çarshisë së Vjetër të Shkupit, kandidati për kryetar komune të Çairit, Bujar Osmani, para zejtarëve të këtij mjedisi historik prezantoi një sërë masash konkrete të cilat, siç tha ai, synojnë jo vetëm ta ruajnë, por edhe ta zhvillojnë zejtarinë si trashëgimi të gjallë të qytetit, shkruan Flaka Media.

“Çarshia e Vjetër është shpirti i Shkupit, monument i gjallë i historisë, kulturës dhe traditës. Por e ardhmja e saj varet nga njerëzit që e mbajnë këtë traditë gjallë,” deklaroi Osmani gjatë takimit me esnafin.

Ai i ftoi zejtarët në një mision të përbashkët për ta ndalur procesin e zhdukjes së zanateve, gjë që është e dukshme prej vitesh, dhe për ta bërë sërish Çarshinë një bërthamë të gjallë e të njohur të qytetit. Programi i paralajmëruar

“Mjeshtër e nxënës” parashikon një sistem subvencionesh e bursash që do të rikthente praktikën e dikurshme të transmetimit të dijes zejtarake. Mjeshtrit që do të marrin përsipër të trajnojnë të rinj do të mbështeten financiarisht, ndërsa nxënësit do të përfitojnë bursa. Për çdo mjeshtër që do ta hapë punëtorinë e tij për gjeneratën e ardhshme, do të ketë falënderim dhe mirënjohje publike. Ky model, megjithëse i thjeshtë, mund të ketë ndikim afatgjatë, jo vetëm në përgatitjen profesionale, por edhe në lidhjen emocionale që do të krijohet mes të rinjve dhe traditës.

Osmani paralajmëroi edhe krijimin e një fondi grantesh për zejtarët, i cili do të mbulonte nevojat bazë: vegla, lëndë të para, shpenzime komunale, madje edhe qira dyqanesh në pjesën historike. Në një kohë kur shumë zejtarë mezi arrijnë të përballojnë shpenzimet, kjo lloj ndihme mund të ishte dallimi mes mbylljes apo mbijetesës.

Në kombinim me subvencionet e propozuara, kjo masë e vendos komunën në rolin e një partneri aktiv.

Në qendër të konceptit të propozuar është edhe ideja “Përjetoje Çarshinë”, që nënkupton ngjarje mujore me punëtori zejtarie të hapura ku vizitorët do të mund të shohin nga afër procesin e punimit: enë bakri, këpucë, stof, gdhendje druri.

“Vizitorët do të mund të shohin se si punohet bakri, këpuca, gdhendja apo stofi. Do të marrin pjesë, do të blejnë dhe do të mësojnë,” theksoi Osmani, duke siguruar se kjo do të shndërrohet në ofertën turistike numër një të qytetit. Në thelb, shtoi ai, Çarshia duhet të ndalojë së qeni vetëm një imazh për kartolinë dhe të bëhet hapësirë interaktive që jeton bashkë me qytetin. Përmes një platforme online me emrin “Punuar në Çarshi”, zejtarët do të kenë mundësi të prezantohen në tregun digjital.

Përveç kësaj, është paralajmëruar edhe integrimi urban i elementeve tradicionale në hapësirat publike, një hap që duhet ta afrojë Çarshinë me jetën e përditshme të qytetarëve përtej kalldrëmeve të saj. Nismat e Osmanit nuk kufizohen vetëm në përfitimet ekonomike apo kulturore, por mbështeten mbi idenë se Çarshia është një hapësirë me domethënie simbolike për Shkupin. “Turistët nuk vijnë këtu vetëm për ushqim, por për historinë dhe karakterin që e bën Çarshinë unike,” nënvizoi Osmani. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 13:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?