Zhegrova spikat në merkato: Newcastle favorit, Everton në garë, Napoli në pritje
Edon Lulzim Zhegrova, 26-vjeçar i cili luan si krah, po përgatitet për një lëvizje të rëndësishme gjatë afatit kalimtar veror. Sipas presidentit të Lille, Olivier Letang, largimi i Zhegrovas është pothuajse i sigurt, pavarësisht kontratës që skadon në 2026 .












