Chelsea beson te Garnacho, synon të rikuperojë investimin prej 40 milionë funtesh

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Korrik, 2026 18:23

Chelsea beson te Garnacho, synon të rikuperojë investimin prej 40 milionë funtesh

Chelsea vazhdon të ketë besim te Alejandro Garnacho, pavarësisht spekulimeve rreth të ardhmes së tij. Sipas raportimeve të gazetarit Alex Crook, drejtuesit e klubit londinez janë të bindur se mund të rikuperojnë plotësisht 40 milionë funtet e investuara për transferimin e sulmuesit argjentinas.

Besimi i “Bluve” bazohet kryesisht në paraqitjet dhe statistikat e Garnachos gjatë sezonit të kaluar. Të dhënat individuale të lojtarit konsiderohen pozitive, duke bërë që klubi të besojë se ai vazhdon të ketë një vlerë të lartë në treg.

Edhe pse e ardhmja e 22-vjeçarit mbetet e hapur, Chelsea nuk e sheh investimin si një humbje dhe është i bindur se, në rast të një largimi, do të arrinte të përfitonte të paktën shumën e paguar për kartonin e tij.

Situata e Garnachos pritet të jetë një nga temat që do të ndiqet me interes gjatë merkatos së verës.

Flaka

244
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Korrik, 2026 18:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?