Çka thotë Mickoski e çfarë thotë Kushtetuta?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Nëntor, 2026 22:01

Çka thotë Mickoski e çfarë thotë Kushtetuta?

Deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski, se arsimi i lartë në Maqedoninë e Veriut mund të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase, ngre pikëpyetje serioze për interpretimin e dispozitave kushtetuese dhe për respektimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Mickoski deklaroi:

„Nëse e lexoni mirë Kushtetutën, do të shihni se arsimi i lartë nuk mund të jetë në gjuhë tjetër përveç maqedonishtes. Ajo që ligji është i tillë, dhe ajo që të gjithë ne kemi një implant të tillë, është temë tjetër. Sepse në gjuhë tjetër përveç maqedonishtes mund të kemi vetëm mësim fillor dhe të mesëm, jo edhe të lartë, nëse e lexoni Kushtetutën.“

Por, një lexim i dispozitave kushtetuese dhe i dokumenteve që burojnë nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit tregon se në tekstin e Kushtetutës nuk ekziston një ndalim i shprehur për zhvillimin e arsimit të lartë në gjuhë të tjera.

Neni 44 i Kushtetutës garanton të drejtën për arsimim dhe përcakton se arsimi është i qasshëm për të gjithë në kushte të barabarta.

Neni 46 garanton autonominë universitare, ndërsa kushtet për themelimin dhe funksionimin e universiteteve rregullohen me ligj.

Është e vërtetë se neni 48, në mënyrë të shprehur, garanton të drejtën e pjesëtarëve të komuniteteve për arsimim në gjuhën e tyre në arsimin fillor dhe të mesëm. Por ky nen nuk përmban një dispozitë që ndalon zhvillimin e arsimit të lartë në gjuhë të tjera.

Fakti që Kushtetuta përmend shprehimisht arsimin fillor dhe të mesëm në nenin 48 nuk mund të interpretohet automatikisht si ndalim i arsimit universitar në gjuhën shqipe.

„Duhet bërë dallimi ndërmjet asaj që Kushtetuta garanton shprehimisht dhe asaj që ajo ndalon. Në nenin 48 përmendet arsimi fillor dhe i mesëm në gjuhët e komuniteteve, por askund nuk thuhet se arsimi i lartë në gjuhën shqipe është i ndaluar. Mungesa e një formulimi të shprehur nuk mund të shndërrohet në një ndalim që teksti kushtetues nuk e përmban“, vlerëson Zenku. Flaka

68

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Nëntor, 2026 22:01
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
68

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
4
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë