Claude Makelele i sugjeron Florentino Pérezit: Nëse blen vetëm një lojtar, ai duhet të jetë Michael Olise
Legjenda e futbollit francez, Claude Makelele, ka zbuluar se së fundmi ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Real Madridit, Florentino Pérez, gjatë së cilës i ka dhënë një këshillë të qartë për merkaton.
Sipas Makeleles, nëse klubi madrilen vendos të investojë një shumë të madhe për vetëm një futbollist, zgjedhja duhet të jetë ylli i talentuar Michael Olise.
“Kam folur së fundmi me Florentino Pérezin dhe i thashë se nëse do të shpenzonte të gjitha paratë për një lojtar, ai lojtar duhet të ishte Michael Olise“, deklaroi ish-mesfushori.
Makelele nuk i kurseu elozhet për sulmuesin francez, duke e cilësuar si një futbollist që rikthen magjinë e futbollit.
“Olise të rikthen ndjesinë e të shijuarit të futbollit, atë që përjetonim kur ishim fëmijë: talent, liri në lojë, cilësi dhe efikasitet“, shtoi ai.
Deklarata e Makeleles pritet të nxisë edhe më shumë spekulimet rreth së ardhmes së Michael Olise, i cili konsiderohet një nga futbollistët më të talentuar të brezit të tij dhe vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane.
Flaka
















