Club Brugge pret Atalantan në një ndeshje eleminimi direkt, formacionet

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Shkurt, 2025 18:34

Club Brugge pret Atalantan në një ndeshje eleminimi direkt, formacionet

Me vetëm shtatë gola të shënuar, Club Brugge ishte skuadra me më pak gola të shënuar që kualifikohej për play-off-et e Ligës së Kampionëve (UCL).

Pavarësisht një humbjeje 3-1 ndaj Manchester City në xhiron e tetë, skuadra e Nicky Hayen kaloi në fazën e eliminimit direkt, dhe tani ka synimin të arrijë në 1/8-ën e finales për herë të tretë radhazi në një fushatë evropiane.

Në rrugën e tyre është një skuadër e Atalantas që është duke fluturuar në Serie A, dhe mposhtja e tyre nuk do të jetë e lehtë, duke pasur parasysh se Brugge ka një seri prej 15 ndeshjesh pa fitore ndaj kundërshtarëve italianë, një varg që ka nisur që nga viti 2003!

Historia e fundit lë për të dëshiruar, pasi kaltërzinjtë kanë arritur vetëm një fitore në gjashtë ndeshje në të gjitha kompeticionet, megjithatë kjo fitore ka ardhur në ndeshjen e fundit, duke mundur Leuven 1-0.

Gjërat ishin pak më të lehta për La Dea në fundjavë, që shënuan mbi 5 gola për herë të gjashtë këtë sezon, duke mundur Veronën 5-0 të shtunën. Skuadra e Gian Piero Gasperinit e përfundoi një seri prej tre ndeshjesh pa fitore, një seri që kishte nisur me një barazim 2-2 ndaj Barcelonës, që i kushtoi një vend në top tetë të UCL.

Atalanta përfundoi në vendin e nëntë në fazën e grupeve, një pikë larg vendeve të kualifikimit automatik. Fituesit e UEFA Europa League për sezonin 2023/24 janë duke kërkuar një vend në 1/8-ën e finales të  këtij kompeticioni për herë të parë që nga sezoni 2020/21, dhe historia sugjeron që tifozët duhet të udhëtojnë për në Belgjikë me shumë besim, pasi ekipi i tyre ka humbur vetëm dy nga 13 ndeshjet e fundit të UCL në udhëtim, duke shënuar të paktën dy gola në 11 nga këto ndeshje.

Lojtarët për t’u ndjekur: Gustaf Nilsson ka qenë në formë të shkëlqyer për Brugge këtë sezon, me nëntë nga dhjetë golat e tij që kanë qenë të parët ose të fundit të ndeshjes. Me katër gola dhe pesë asiste, vetëm dy lojtarë kanë regjistruar më shumë përfshirje në gola të UCL se Charles De Ketelaere i Atalantas këtë sezon.

Statistika interesante: Ka pasur më shumë se 2.5 gola në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit të Atalantas në udhëtim në UCL. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Shkurt, 2025 18:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?