Çmimet e banesave rriten, kërkesa bie – Pritet stabilizim

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 22:33

Çmimet e banesave rriten, kërkesa bie – Pritet stabilizim

Çmimet e banesave po rriten, kërkesa po bie. Banka Popullore njoftoi një rritje të çmimeve prej 11.5% në tremujorin e dytë të vitit, ndërkohë që shitjet janë në rënie për të tretin vit radhazi, përcjell FLAKA.

Nga maji deri në gusht janë shitur pak më shumë se 5000 apartamente, që është 8 për qind më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Çmimi i lartë, kushtet strikte për kreditimin nga bankat dhe rritja e normave të interesit i pengojnë qytetarët të blejnë banesë të re.

Një arsye plus është vlera e mbivlerësuar e apartamenteve, e cila sipas Bankës Qendrore vitin e kaluar ishte 10 për qind, pra apartamentet kanë vlerë më të vogël se çmimi me të cilin shiten. Nga Oda e ndërtimit thonë se çmimet janë të larta sepse oferta është e kufizuar, por tashmë ndihet stabilizimi.

“Presioni që ka qenë në periudhën e kaluar tregon stabilizim, nuk pres rritje të çmimit. Rritja e paralajmëruar nga Banka Popullore është një përqindje e parëndësishme, prandaj pres stabilizim dhe asnjë presion shtesë dhe problemi kryesor për atë presion është mungesa e planeve të detajuara”, tha Ivica Jakimovski, kryetar i Odës së Ndërtimit në Lidhjen e Odave të Tregtisë.

Raporti i Stabilitetit Financiar tregon se banesat me vlerë mesatare të tregut janë në dispozicion vetëm për familjet me të ardhura mbi mesataren. Pjesa tjetër me të ardhura mesatare nuk mund të përballojë një shtëpi të re. Koha kur kushdo mund të blejë pasuri të paluajtshme ka mbaruar, thonë ndërtuesit, ndonëse janë dakord që 2200 euro për metër katror është një çmim jo real.

“Nëse e krahasojmë me standardin dhe zakonet e të pasurit pasuri të paluajtshme të lirë, ai çmim nuk është real. Por nëse merren parasysh të gjithë parametrat e tjerë, realiteti është se jo të gjithë do të mund të blejnë”, shton Jakimovski.

Në raport thuhet gjithashtu se çmimet e banesave në vendet evropiane kanë pësuar rënie, me përjashtim të Kroacisë, ndërsa tek ne janë rritur dhe kjo rritje është mbi mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Evropës Juglindore. FLAKA

250
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 22:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
250
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?