Çmimet, efektet do të ndihen në nëntor

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Shtator, 2024 19:44

Çmimet, efektet do të ndihen në nëntor

Ligji për parandalimin e praktikave të padrejta tregtare tashmë është në fuqi. Por, të paktën tani për tani, nuk ka ulje të madhe të çmimeve pasi disa tregtarë përdorin akoma produktet, të cilat i kishin pjesë e rezervave të tyre të mëparshme. Qytetarët prisnin më shumë, por uljet e çmimeve sipas tyre, nuk kanë shënuar rënie, dhe disa produkte tanimë janë edhe më shtrenjtë sesa në vendet e Bashkimit Evropian. Ndërsa nga institucionet thonë se shumë shpejt duhet të sillet një ligj i ri që ka të bëjmë për mbrojtjen e konkurrencës, i cili do të ketë rol të dyfishtë, edhe atë së pari do të kontrollojnë kontratat mes furnizuesit dhe shitësit, ndërsa me ligjin e ri do të mund të kontrollohen edhe çmimet. Ky komision është themeluar prej pesë anëtarëve, ndërsa propozues janë deputetët e VMRO-DPMNE-së.

“Ligji i ri është modifikuar në atë mënyrë që të jenë bartës dhe kontrollues i zbatimit të ligjit të praktikave të padrejta apo thënë më mirë këto 26 praktika, të cilat kanë qenë të determinuara dhe të vendosura në këtë zgjidhje ligjore, duhet në terren të implementohen dhe të kontrollohen pikërisht nga ky komision që është themeluar. Me këtë dua t’i rikujtoj qytetarët se në çmimin final të një produkti futen edhe disa praktika të tjera, e të cilat ndikojnë në rritjen e çmimeve dhe i mbajnë në atë nivel, por tani me ligjin e ri, këtë praktikë do ta pengojmë.”, – deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski.

Por, zëvendësministri i Ekonomisë, Marjan Risteski, ka theksuar se ulja e çmimeve do të vërehet në muajin nëntor, por të gjitha këto ligje të cilat po sillen, po bëhen për ta mbrojtur interesin e qytetarëve.

“Ky vakum i uljeve të çmimeve të produkteve bujqësore është i kufizuar me marzhën е fitimit bruto të këtyre 75 produkteve bujqësore, të cilat janë përfshirë në urdhrat për lirimet verore. Ne si institucion presim që këto masa të cilat janë, sjellin të japin efektin e dëshiruar apo më mirë thënë rreth mesit të muajit nëntor, por mundet edhe nga fillimi i nëntorit, ku këto lirime do të ndjehen për qytetarët.”, – theksoi zëvendësministri i Ekonomisë, Marjan Risteski. 

Deri më tani nga Inspektorati i Tregut informojnë se janë kryer diku rreth 500 kontrolle, ku janë identifikuar rreth 26 parregullsi, ndërsa tregtarët kanë qenë të informuar se gjobat për moszbatimin e udhëzimeve nga ana e Qeverisë për uljen e çmimeve janë nga 2.000 deri më 10.000 euro, ndërsa për mosrespektimin e ligjit për praktikat e padrejta shkojnë edhe deri më 20 mijë euro. 

257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Shtator, 2024 19:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?