Conte: “Në Premier League kanë bazooka, ndërsa pjesa tjetër e botës përdor armë”
Antonio Conte ka folur për mënyrën se si klubet e Premier League shpenzojnë paratë, duke theksuar rëndësinë e një vizioni të qartë dhe të drejtimit nga trajneri.
“Në Premier League kanë bazooka, ndërsa pjesa tjetër e botës përdor armë. Duhet të jesh i kujdesshëm me mënyrën se si i shpenzon paratë. Duhet ta bësh me mençuri dhe me vizion”, deklaroi Conte për “The Athletic”.
Trajneri italian mori si shembuj Mikel Artetën, Jürgen Kloppin dhe Pep Guardiolën, duke theksuar se ata kanë përcaktuar drejtimin e klubeve të tyre.
Conte foli edhe për Paris Saint-Germainin dhe suksesin në Ligën e Kampionëve, duke theksuar se vetëm grumbullimi i yjeve nuk garanton trofe.
“Te PSG nuk e fituan Champions Leaguen me Mbappén, Messin dhe Neymarin. Duhet të ketë ekuilibër dhe kimi në ekip. Nuk mund të mendosh se duke vendosur lojtarët më të mirë në një skuadër do të fitosh automatikisht”, tha ai.
Conte vlerësoi gjithashtu punën e Luis Enriques te PSG, duke thënë se mbështetja e klubit ndaj trajnerit dhe besimi në vizionin e tij kanë qenë vendimtare për suksesin.
Ndërkohë, Conte aktualisht është pa klub, duke ngritur pyetjen se cila skuadër mund të tentojë ta rikthejë atë në stol.
Flaka












