Mbrojtësi i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Pau Cubarsí, ka folur për përballjet me yjet më të mëdhenj të futbollit, duke u ndalur edhe te Kylian Mbappé.
Në një intervistë për Diario AS, mbrojtësi i ri spanjoll ka thënë se nuk ndjen frikë përballë sulmuesit francez, por ka pranuar cilësitë e jashtëzakonshme të tij.
“Mbappé? Nuk kam frikë. Aspak. Por të gjithë i njohin cilësitë e tij. Edhe kur nuk është shumë i përfshirë në lojë, ai mund ta ndryshojë ndeshjen me një veprim të vetëm”, ka deklaruar Cubarsí.
Ai gjithashtu e ka cilësuar Mbappén si një futbollist unik, duke e krahasuar me talentin e Barcelonës, Lamine Yamal.
Sipas mbrojtësit spanjoll, përballë lojtarëve të tillë kërkohet përqendrim maksimal gjatë gjithë ndeshjes.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
13 Korrik, 2026 14:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.