Davos -Mali Magjik “Mali Magjik“ i Thomas Mannit – Një botë e pasigurtë

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Janar, 2026 07:39 Përditësuar

Davos -Mali Magjik “Mali Magjik“ i Thomas Mannit – Një botë e pasigurtë

Shkruan Memedali Jusufi

Një shoqëri e përçarë, frikëra ekzistenciale dhe fantazma e luftës: romani i Thomas Mannit “Der Zauberberg” (Mali Magjik) është tmerrësisht aktual edhe 100 vjet pas botimit të tij të pare.

Po të mos ishte gjuha arkaike, mund të mendoje se këtë vepër nuk e ka shkruar Tomas Man, por një autor bashkëkohor.

Sepse «ky irritim i madh, pika kritike», siç e quan Caren Heuer, ndihet kudo edhe sot. «Mjafton të ndizni televizorin dhe të shihni një çfarëdo talk-show të dielën në mbrëmje», thotë drejtoresha e Shtëpisë Buddenbrook në Lübeck (ish-shtëpia e gjyshërve të Thomas Mannit, e quajtur sipas romanit të tij të famshëm, «Atje do të shihni që njerëzit ndërpresin njëri-tjetrin, nuk e dëgjojnë njëri-tjetrin, rëndësi ka që të dalë mendimi i vet”-Ngjajshem si ne “ Shtepine vip” te shqiptareve. Edhe personazhi kryesor i romanit të Thomas Mann, Hans Castorp, takon mbështetës fanatikë të ideologjive të ndryshme, të cilët debatojnë ashpër.

Nga njëra anë është humanisti Lodovico Settembrini, nga ana tjetër jezuiti ultrareaksionar Leo Naphta. Në dialogët e tyre përplasen liberalizmi, besimi në progres dhe entuziazmi për një regjim totalitar si forma e vetme e duhur e shoqërisë.

Të dy burrat kërkojnë ta fitojnë për vete Castorp-in, i cili luhatet mes ideve të tyre. Në fund ka një duel me armë mes dy rivalëve, ku Settembrini në vend që të qëllojë Naphta-n, gjuan qëllimisht në ajër, ndërsa Naphta nuk e duron dot këtë turp dhe qëllon veten nga zemërimi. Dhe me këtë nis vala e dhunës. Kur Thomas Mann shkruan „Malin Magjik”, ai ka para sysh kthesën e tij politike.

Rreshtat e parë ai i hodhi në letër në vitin 1913, ndërsa veprën e përfundoi dymbëdhjetë vjet më vonë – ndërprerë ngaLufta e Parë Botërore. Ai e nisi librin si një përkrahës i bindur i luftës, thotë Kai Sina. “Thomas Mann u josh nga euforia e luftës, e cila në atë kohë kishte kapluar shumë intelektualë, artistë dhe shkrimtarë. Dhe në vitin 1918, kur lufta u humb, ai u gjet në një pozicion tërësisht të humbur”.

Që atëherë ai u bë një nga luftëtarët më të zëshëm kundër fashizmit. “Ajo që më bën më shumë përshtypje te Thomas Mann”, thotë Sina, “është guximi i tij për të rishikuar veten, gatishmëria e tij e ndershme dhe e sinqertë për të testuar vazhdimisht pikëpamjet e tij. Dhe „Mali Magjik” pasqyron pikërisht këtë.”

Tensionet dhe rreziqet që do të çonin më vonë në rënien e Republikës së Vajmarit – përpjekja e parë e Gjermanisë për një demokraci të vërtetë parlamentare, e cila përfundoi me marrjen e pushtetit nga nazistët – e gjithë kjo gjen rezonancë këtu. Në vitin 1933 Thomas Mann largohet nga Gjermania me familjen e tij dhe vendoset në Zvicër.

Nga viti 1938 deri në vitin 1952 jeton në SHBA, pastaj kthehet përsëri në Zvicër. Ai angazhohet për tolerancën dhe dinjitetin njerëzor, deri sa ndërroi jetë në vitin 1955.
Romani është një sukses botëror, i përkthyer në 27 gjuhë. Isabel García Adánez e ka përshtatur „Malin Magjik” në spanjisht. Konkluzioni i saj: “Ka kaluar një shekull dhe ne jemi ende të njëjtë dhe i zgjidhim konfliktet me luftëra”.

Qyteti më i lartë i Evropës, kush është Davosi, aty ku takohen njerëzit me pushtet
Mijëra zyrtarë takohen në Davos të Zvicrës çdo vit për Forumin Ekonomik Botëror vjetor. Ky vend është tanimë popullor por ka disa gjëra të cilat ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë, për qytetin turistik i cili zyrtarisht është më i larti në Evropë.


Mijëra zyrtarë takohen në Davos të Zvicrës çdo vit për Forumin Ekonomik Botëror vjetor. Ky vend është tanimë popullor por ka disa gjëra të cilat ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë, për qytetin turistik i cili zyrtarisht është më i larti në Evropë.


Ku dhe çfarë është Davosi?


Davos ndodhet në kantonin Graubünden (i njohur edhe si Grisons) në Zvicrën lindore. Kjo zonë është e njohur për peizazhet e saj mahnitëse alpine dhe si parajsë për sportet dimërore.


Është gjithashtu i vetmi kanton i Zvicrës ku fliten të tri gjuhët dhe i vetmi ku Romansh, gjuha e katërt kombëtare e Zvicrës, ka status zyrtar.


Qyteti i vogël është i njohur për vendpushimin e tij të skive, duke tërhequr shpesh një klientelë të pasur në shpatet e tij. Dhe i vendosur në 1560 metra mbi nivelin e detit, është zyrtarisht qyteti më i lartë në Evropë.


Përveç ofertës së tij të larmishme të sportit dhe kohës së lirë, Davos njihet mirë si një vend takimi për ekspertët botërorë, udhëheqësit e fuqishëm të biznesit, politikanët dhe super të pasurit falë rolit të tij si mikpritës i Forumit Ekonomik Botëror (WEF). WEF 2025, i cili përfundoi me 24 janare, ndiqet nga rreth 2,500-3,000 njerëz. Këtë vit ka pasur fjalime nga liderë duke përfshirë kancelarin gjerman Merz dhe presidentin e ShBA-se Tramp.


Pse takohen aty të pasurit dhe të fuqishmit?
Kjo është kryesisht për arsye organizative që datojnë që në ditët e hershme.


Klaus Schwab, themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror dhe, në moshën 84-vjeçare, ende kryetar ekzekutiv i tij, është me prejardhje gjermane. Por ai ka paraardhës zviceranë dhe e njeh Davosin që nga fëmijëria. Si një 10-vjeçar, ai mësoi të skijojë atje, ka thënë Schwab. Në fazën e themelimit të Forumit, Schwab ishte profesor i ekonomisë në “Centre d’Etudes Industrielles” në Gjenevë dhe supozohej të organizonte një ngjarje për përvjetorin e tij në 1971.


Ideja e tij ishte të organizonte një takim ndërkombëtar të menaxherëve, Simpoziumin Evropian të Menaxhimit, i cili ishte emri i Forumit Ekonomik Botëror deri në vitin 1987. Davos u zgjodh si vend për shkak se qendra e kongresit ishte hapur atje pak më parë dhe qyteti kishte kapacitet të mjaftueshëm hotelier. Sidoqoftë, Davos vlerësohet gjithashtu për shkak të vendndodhjes së tij “të izoluar”. Për më tepër, komuniteti ndodhet në mes të Zvicrës, e cila konsiderohet një vend neutral.
Davosi Sot. Duke nje percarje e madhe ne mes ShBA-se dhe Evropes.


Gjermania e lehtësuar nga heqja e tarifave doganore”, Auron Dodi: Merz arriti në Davos një akt balance midis vizionit për të ardhmen e Evropës dhe nevojës për bashkëpunim.
Qëndrimi i Presidentit Trump për çështjen e Groenlandës u prit mirë, veçanërisht deklarata për mospërdorimin e dhunës në Groenlandë dhe heqja dorë, të paktën për momentin, nga konflikti me tarifat doganore.
Kancelari Friedrich Merz foli për “hapa në drejtimin e duhur. Merz-i ritheksoi se siguria e NATO-s në veriun e largët është “interes i përbashkët transatlantik”. Njëkohësisht, kancelari gjerman paralajmëroi se “tarifa të reja doganore do të minonin themelin e marrëdhënieve transatlantike.”
Siç dihet Trumpi dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte, diskutuan në Davos mënyrat se si NATO-ja mund të mbrojë të gjithë Arktikun.

Detajet e marrëveshjes ende duhet të përpunohen, por si orientim shërben me sa duket një marrëveshje e vitit 1951, e SHBA me Danimarkën. Sipas vëzhguesve, SHBA kërkojnë siguri që mund të veprojnë pa pengesa ligjore në vendet ku kanë trupa, pra edhe në Danimarkë. Gjithashtu Kancelari Merz foli për një pikë kthese historike. Ai tha se “ne kemi kaluar pragun, në një botë të re, të fuqive të mëdha.” Megjithatë, Europa ende është në gjendje të veprojë, „ne mund ta formësojmë këtë botë“, siç u shpreh Merz.
Kancelari paralajmëroi të mos braktiset me ngut partneriteti transatlantik. Konkretisht Merz-i tha se “pavarësisht gjithë frustrimit dhe zemërimit, të mos e braktisim me nxitim partneritetin transatlantik”.


Merz shtoi se “ne evropianët, ne gjermanët, e dimë sa i vlefshëm është besimi, mbi të cilin bazohet NATO-ja.” Ai shprehu bindjen se edhe në epokën e sotme, Shtetet e Bashkuara do të kenë nevojë për një besim të tillë.


Kancelari Merz arriti kështu në Davos një akt balance: midis vizionit për të ardhmen e Evropës dhe nevojës për bashkëpunim. Të martën, para fjalimit të Trumpit në Davos, përballë frikës për konflikt ushtarak e ekonomik mes SHBA dhe Evropës, në SHBA pati një rënie prej 2% të tregut të aksioneve. Mjaft anëtarë të administratës amerikane janë të ndjeshëm për tregun e aksioneve, pasi vijnë nga bota e biznesit.


Nga ana tjetër, tërhoqi vëmendjen edhe një paralajmërim i tërthortë: një analist i lartë i Deutsche Bank paralajmëroi se, teorikisht, investorët evropianë mund të shisnin deri në 8 bilionë dollarë asete amerikane.


Ministri amerikan i Financave, Scott Bessent, e hodhi poshtë këtë analizë si të tepruar. Madje drejtori i Deutsche Bank u distancua nga analiza, me një telefonatë që i bëri Bessentit. Megjithatë, dy fonde daneze dhe një fond pensioni suedez e bënë realitet paralajmërimin për shitje.


Deutsche Bank, është bankë private në bursë, por ka shtrirje globale dhe ka ndikim. Ajo luan një rol të rëndësishëm në financimin e kompanive të orientuara drejt eksportit. Mediat shpesh i interpretojnë analizat e saj si “sinjal” nga Gjermania.


Nga ana tjeter Tramp kritikoj Evropen në vazhdim në fjalim, presidenti amerikan kritikoi kthesën ekologjike në Evropë. Për Gjermaninë ai tha se Gjermania prodhon tani “22% më pak energji elektrike se në vitin 2017”. Megjithatë, shtoi Trump-i, “nuk është faji i kancelarit aktual”. “Ai po e zgjidh problemin. Ai do të bëjë punë të shkëlqyer”. Vëzhgues gjermanë besojnë se Trumpi ka respekt për Merz-in, siç duket në këto komente dhe në faktin që ekziston një komunikim telefonik.


Te rikujtojme se Forcat e armatosura të SHBA u ngritën në Groenlandë si baza ushtarake, stacione meteorologjike dhe aerodrome, duke e mbrojtur në mënyrë efektive ishullin nga kontrolli gjerman.
Por megjithëse Wehrmacht-i hitlerian kishte në Groenlandë një stacion meteorologjik, pati edhe përplasje të izoluara me patrullat daneze, Groenlandën Gjermania nuk e pushtoi asnjëherë plotësisht.Pas Luftës së Dytë Botërore, prania ushtarake amerikane vazhdoi me Groenlandën si pjesë të Mbretërisë së Danimarkës.


Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, mbajti një fjalim të fuqishëm, ku kritikoi ashpër zhvillimet në skenën ndërkombëtare dhe paralajmëroi për një botë që po lëviz drejt një “renditjeje pa rregulla”. Ai theksoi se ligji ndërkombëtar po shkelmohet dhe fuqia e më të fortit po dominon marrëdhëniet globale, duke i bërë të qarta kritikat ndaj politikave të presidentit amerikan Donald Trump, pa e përmendur drejtpërdrejt me emër.


Fjalimi i Macron-it erdhi në një moment kur tensionet rreth planit të Trump-it për të blerë ishullin arktik të Grenlandës janë në kulmin e tyre. Presidenti francez theksoi se Evropa duhet të mbrojë sistemin multilaterale dhe sundimin e ligjit, duke mos u dorëzuar ndaj presioneve të fuqive të mëdha. Ai shprehu shqetësim për rikthimin e ambicieve perandorake dhe rrezikun që ato paraqesin për stabilitetin global, duke bërë të qartë nevojën për një qëndrim të bashkuar dhe të përgjegjshëm evropian.


“Evropa duhet të zgjedhë dinjitetin mbi shtypjen, shkencën mbi konspiracionet dhe sundimin e ligjit mbi brutalitetin,” tha Macron, duke theksuar se vetëm respektimi i rregullave ndërkombëtare mund të sigurojë paqen dhe stabilitetin në një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme.


Fjalimi i tij është parë si një paralajmërim i fortë për politikat e jashtme të SHBA-së nën Trump, veçanërisht për kërcënimet e përsëritura të presidentit amerikan për të marrë Grenlandën dhe për tarifat ndaj partnerëve europianë. Macron i bëri thirrje Evropës që të qëndrojë e bashkuar dhe e pavarur, duke mbrojtur rendin ndërkombëtar dhe duke mos u dorëzuar ndaj politikave të forcës.


Ky mesazh vjen ndërsa presidenti Trump pritet të marrë pjesë në konferencën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë , ku pritet të japë detaje të mëtejshme lidhur me qëndrimet e tij ndaj Grenlandës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Gjeopolitika po kërcënon ta shkatërrojë botën e krijuar nga Forumi i Davosit.


“Mali Magjik”, romani klasik i Tomas Man, ku ngjarjet zhvillohet pikërisht në resortin malor të Davosit, në sfondin e një lufte botërore të afërt, u botua thuajse një shekull më parë.

Por, ndërsa delegatët e Forumit Ekonomik Botëror mblidhen sërish në Davos këtë vit, bota e Man nuk ndihet rehat me botën tonë.
Frika që e përndjek Forumin Ekonomik Botëror është se një periudhë e gjatë paqeje, prosperiteti dhe integrimi ekonomik global mund të përfundojë, ashtu siç ndodhi në vitin 1914. Slogani i Davosit këtë vit është “Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar”.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Janar, 2026 07:39 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?