Declan Rice zgjedh fituesin e tij për Topin e Artë: “Harry Kane është fituesi i qartë”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Tetor, 2026 09:23

Declan Rice zgjedh fituesin e tij për Topin e Artë: “Harry Kane është fituesi i qartë”

Mesfushori i Arsenalit, Declan Rice, beson se Harry Kane e meriton ta fitojë Topin e Artë për vitin 2026, duke vlerësuar lart paraqitjet dhe statistikat e sulmuesit anglez të Bayern Munichut.

“Për mua, Harry është fituesi i qartë. Statistikat e tij flasin vetë dhe viti që ka kaluar ka qenë i jashtëzakonshëm”, deklaroi Rice për TNT Sports.

Mesfushori anglez theksoi se cilësitë e Kane bëhen edhe më të dukshme kur luan përkrah tij, por edhe kur përballet me të si kundërshtar.

“Kur luan me të, e kupton sa i mirë është, ndërsa kur luan kundër tij, është një makth! Ai është i jashtëzakonshëm dhe jam me fat që mund të luaj me të, por jo edhe aq me fat kur më duhet të përballem me të”, u shpreh Rice.

Kane është ndër pretendentët kryesorë për çmimin prestigjioz, ndërsa fituesi i Topit të Artë 2026 do të shpallet më 26 tetor në Londër.

Flaka

55

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Tetor, 2026 09:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
55

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut