Dembélé flet për kontratën me PSG: Nuk ka arsye të mos rinovoj

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Mars, 2026 20:08

Dembélé flet për kontratën me PSG: Nuk ka arsye të mos rinovoj

Sulmuesi francez Ousmane Dembélé ka folur për të ardhmen e tij te Paris Saint‑Germain, duke komentuar mundësinë e vazhdimit të kontratës me klubin parisien.

Në një deklaratë të fundit, Dembélé theksoi se nga ana e tij nuk ka asnjë pengesë për rinovimin e kontratës, por vendimi përfundimtar mbetet në dorën e klubit dhe përfaqësuesit të tij.

“Nuk ka asnjë arsye që të mos rinovoj kontratën, por nuk jam unë që i marr këto vendime. Diskutimet për kontratën time janë mes klubit dhe agjentit tim”, u shpreh ai.

Futbollisti francez shtoi se që nga fillimi i karrierës nuk është marrë personalisht me negociatat e kontratave, duke ia lënë këtë çështje agjentit të tij.

Sa i përket formës së tij aktuale, Dembélé u shpreh optimist dhe i sigurt për paraqitjet në vazhdim, duke theksuar se ndihet në formë shumë të mirë dhe me vetëbesim të lartë për sfidat që e presin me PSG-në.

Flaka

742
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Mars, 2026 20:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
742
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?