Democracy Lab dhe Lëvizja Studentore do të organizojnë debat për Ligjin e Gjuhëve

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Qershor, 2026 22:41

Democracy Lab dhe Lëvizja Studentore do të organizojnë debat për Ligjin e Gjuhëve

Shoqata për Avancim Demokratik – Democracy Lab, në bashkëpunim me Lëvizjen Studentore, do të organizojë një debat publik me ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile lidhur me shqetësimet e ngritura nga studentët rreth zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Debati do të zhvillohet me temën “(Mos)Zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve: Zgjidhjet dhe Pasojat”.

Sipas organizatorëve, në panel do të marrin pjesë profesorët universitarë Mersim Maksuti, Arta Mero, Vlona Pollozhani, si dhe ish-ministri i Drejtësisë Krenar Lloga.

“Publiku do të përbëhet nga përfaqësues të akademisë, organizatave të shoqërisë civile dhe studentë, duke ofruar mundësi për një diskutim të hapur dhe substancial mbi sfidat, implikimet dhe zgjidhjet e mundshme që lidhen me zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”, thuhet në ftesën e organizatorëve.

Debati do të moderohet nga Anita Latifi dhe do të jetë i hapur për pyetje dhe komente nga audienca.

Organizatorët kanë ftuar edhe përfaqësuesit e komunitetit diplomatik që të marrin pjesë në këtë aktivitet, duke theksuar se “do të ishte nder për ne prania dhe pjesëmarrja juaj në këtë ngjarje”, ndërsa kanë kërkuar konfirmimin e pjesëmarrjes në afatin më të hershëm të mundshëm. Gazeta Flaka

251
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Qershor, 2026 22:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
251
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?