Trajneri i Atlético Madrid, Diego Simeone, ka thyer heshtjen për të ardhmen e Julián Álvarez, pasi sulmuesi argjentinas ka kërkuar të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.
Në një prononcim për ESPN, Simeone nuk kurseu fjalët e mëdha për 26-vjeçarin, duke e cilësuar atë si futbollistin më të mirë në skuadër.
“Julián është një lojtar fantastik, lojtari më i mirë që kemi te Atlético. Mund të flas vetëm fjalë të mira për të në çdo aspekt. Ai është i jashtëzakonshëm dhe është shumë e vështirë të gjesh një futbollist si ai.”
I pyetur për të ardhmen e sulmuesit, tekniku argjentinas shmangu të jepte një përgjigje konkrete, duke theksuar se fokusi i Álvarez duhet të jetë te kombëtarja e Argjentinës.
“E ardhmja e tij? Tani ai ka ndeshjen e radhës me Argjentinën. Julián duhet të përqendrohet te ajo. Më pas, pjesa tjetër e gjërave do të zgjidhet, si gjithmonë në jetë.”
Deklaratat e Simeones vijnë në një moment kur e ardhmja e Julián Álvarez mbetet e paqartë, ndërsa disa klube të mëdha evropiane po monitorojnë nga afër situatën e tij.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
3 Korrik, 2026 12:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.