Dimitrievski: E përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 19:34

Dimitrievski: E përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit

Lideri i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, që është pjesë e koalicionit qeveritar, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e mekanizmit të balancuesit.

Ai tha se, të gjithë duhet të zotohen për cilësi gjatë punësimeve, t’u jepet mundësi punësimi personave më të kualifikuar, pa dallim se cilës përkatësi etnike i takojnë. Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas manifestimit qendror të shënimit të 8 Tetorit në Kumanovë, ai tha se nuk mund ta komentojë vendimin e Kushtetueses. Megjiahtë ai ka shtuar se, sa i përket balancuesit, qëndrimi i Lëvizjes ZNAM, përkatësisht i përfaqësuesve në pushtetin ekzekutiv që i përfaqësojnë politikat e tyre, është mjaft i qartë.

“Të gjithë qytetarët duhet të kenë të drejta të barabarta dhe përkatësia etnike nuk duhet të jetë privilegj për disa në pjesën e punësimit, përveç avokimit për sasinë politike, në thelb duhet të përpiqemi të marrim cilësi dhe t’i japim një shans cilësisë më të mirë pavarësisht se kush nga cila bashkësi etnike vjen, apo vjen nga populli maqedonas. Në bazë të “balancuesit”, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin e saj dhe nuk mund të komentoj këtu, megjithatë e përshëndes atë vendim”, ka deklaruar Maksim Dimitrievski, Lider i Lëvizjes ZNAM. /SHENJA/

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 19:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?