Disa qytetarë në Maqedoninë e Veriut nuk do të paguajnë shpenzime për llogarinë bankare, ndërsa të tjerët 40 denarë në muaj, sqaroi BP

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 21:44

Disa qytetarë në Maqedoninë e Veriut nuk do të paguajnë shpenzime për llogarinë bankare, ndërsa të tjerët 40 denarë në muaj, sqaroi BP

Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut ka sqaruar që disa kategori të qytetarëve janë të liruar nga shpenzimet bankare gjatë pagesave të ndryshme, derisa shumica e bankave tashmë i kanë rritur shpenzimet për shërbimet e tilla, transmeton Portalb.mk.

“Në përputhje me Ligjin për shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave, për kategori të caktuara të qytetarëve, tarifa për llogarinë e pagesave me funksion bazë është zero denarë”, deklaroi Biljana Donovska – Geceva nga Banka Popullore.

Ata sqaruan që në këtë kategori përfshihen studentët dhe nxënësit që marrin bursa apo ndonjë lloj të krediti dhe rastet sociale.

Ndryshe, në bazë të llogarive të fundit, qytetarët për shërbimet bankare duhet të paguajnë më së shumti deri 40 denarë në bankën ku është klient. Kjo llogaritje është në bazë të nivelit të pagës neto mujore.

Ndryshe, Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut në muajin korrik në një takim me pensionistët e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë ka theksuar që pensionistët dhe studentët do të paguajnë më pak për llogaritë bankare.

Trendi i mëtejshëm pozitivi i rritjes së pagesave digjitale vazhdoi në Maqedoninë e Veriut edhe në tremujorin e dytë të vitit 2024. Këtë e sqaroi Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut përmes statistikave.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 21:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?