“Do kërkojnë me qiri argat” – Limani ironizon VLEN-in në mbrojtje të Meidanit

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2026 11:29

“Do kërkojnë me qiri argat” – Limani ironizon VLEN-in në mbrojtje të Meidanit

Fatmir Limani del hapur në mbrojtje të ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, duke dërguar njëkohësisht mesazh kritik ndaj koalicionit VLEN, pas sulmeve dhe distancimeve politike që u bënë ndaj qëndrimeve të ambasadorit në lidhje me protestat studentore shqiptare.

Përmes një postimi simbolik me titullin “VËLLAU”, Limani përdori një tregim metaforik për të përshkruar situatën aktuale politike, duke nënvizuar se “vëllau i mirë të mbron edhe kur gabon e lere kur s’ke asnjë faj”, në një mesazh që shihet qartë si mbështetje për Meidanin dhe kritikë ndaj atyre që, sipas tij, po e sulmojnë ose po e braktisin ambasadorin për kalkulime politike.

“Ishte bërë i ashpër dhe i pa’arsyeshëm në qëndrime… Të gjithë kundërshtarët e dënuan: ‘Nuk meriton mëshirë…!’ Vetëm vëllau i tij shkoi ta takonte”, shkruan Limani në postimin e tij.

Në fund të mesazhit, ai lëshon edhe një thumb të drejtpërdrejtë politik ndaj VLEN-it:

“U ka hyrë sherri në mes…, do kërkojnë me qiri (ditën), por s’do gjejnë ‘argat’ sikurse….”

Postimi vjen në kohën kur në kampin shqiptar në pushtet janë shtuar tensionet rreth protestave studentore dhe reagimeve ndaj përfshirjes morale e publike të ambasadorit shqiptar në mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup. Gazeta Flaka

83
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2026 11:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
83
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?