Doganat e Maqedonisë së Veriut, për 6 muaj janë grumbulluar 1 miliard euro të hyra

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Mars, 2025 00:15

Doganat e Maqedonisë së Veriut, për 6 muaj janë grumbulluar 1 miliard euro të hyra

Dogana e Maqedonisë së Veriut vetëm për gjashtë muaj ka grumbulluar 1 miliard euro të hyra. Ndërsa në muajin shkurt ka pasur 312.15 milionë euro të ardhura, ose 9 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Për këtë, Doganën e përgëzoi edhe ambasadorja amerikane në vend Angela Ageler, e cila tha se SHBA-të janë partnerë të RMV-së dhe do të jenë mbështetësi më fuqishëm i politikave që i zbaton Drejtoria e Doganave. Kjo porosi u dha pas vizitës së ambasadores amerikane, drejtoreshës së Zyrës për luftën ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe zbatimit të ligjit Virxhinia Eliot dhe zëvendësshefit të Zyrës për bashkëpunim ushtarak bilateral, Daniel Silver, në Drejtorinë e Doganave.

Angela Ageler, ambasadore amerikane

“Prezenca ime këtu është që të ju falenderoj dhe të ju uroj për rezultatet në tetë muajt e fundit, të cilat janë të mahnitshme. Një falenderim zyrtarëve të doganave të cilët janë në kufi dhe i mbrojnë qytetarët. Hapat që po i ndërmerni janë shumë të rëndësishme për ne, por edhe më shumë për qytetarët tuaj dhe sigurinë e shtetit. Njëkohësisht, të ardhura më shumë, don të thotë më shumë para për qytetarët tuaj. Ne jemi partnerët tuaj, miqtë tuaj dhe do të jemi këtu për ju”.

Edhe Drejtoria e Doganave ka falënderuar Qeverinë e SHBA-së për siç kanë thënë mbështetjen e vazhdueshme në përforcimin e kapaciteteve të kësaj drejtorie.

Boban Nikollovski, drejtor i Doganave

“Vetëm në gjysmën e dytë të vitit 2024, janë paguar një miliard euro, ose rreth 65 milionë euro më shumë nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Në muajin janar janë mbledhur 148.5 milionë euro të ardhura, ose 5.2 milionë euro më shumë se janari i vitit të kaluar. Kurse në shkurt janë grumbulluar 312 milion euro, ose 9 milion euro më shumë se sa vitin e kaluar”.

Për sa i përket konfiskimeve të bëra, në të gjithë vitin 2024, siç njoftojnë nga Dogana, janë regjistruar gjithsej 410 raste, 305 raste të konfiskimeve janë regjistruar në gjysmën e dytë të vitit.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Mars, 2025 00:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?