Donnarumma objektiv i merkatos së Cityt

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Korrik, 2024 13:46

Donnarumma objektiv i merkatos së Cityt

Mançester Siti është gati të vihet në lëvizje për të siguruar firmën e Xhanulixhi Donarumës. Lajmin e bëjnë të ditur mediat angleze, të cilat sigurojnë se Pep Guardiola ka piketuar portierin italian si të duhurin për të zëvendësuar Ederson.

Portieri brazilian mund të përfundojë shumë shpejt në kampionatin e Arabisë Saudite, ku pas tërheqjes së Al Nasr, në garë pritet të hyjë Al Itihad, që do të paguajë rreth 50 milionë euro për kartonin e tij.

Këto para do të shpenzohen menjëherë për të gjetur një tjetër portier në lartësinë e duhur dhe sipas “talkSPORT”, italiani është në majën e listës së preferencave të kampionëve të Anglisë.

Eksperienca e italianit dhe mosha e re e tij, e bëjnë atë kandidatin ideal për ”qytetarët”, ndaj Guardiola ka bërë të qartë se kërkon pikërisht Donarumën për katërkëndorin e tij nëse largohet Ederson. Mbetet të shihet reagimi i PSG-së, që nuk do ta lërë portierin të largohet lehtësisht nga kryeqyteti francez.

1
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Korrik, 2024 13:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
1
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?