Drogë, prostitucion dhe pastrim i parave janë disa nga veprat e grupit kriminal që u asgjësua nga policia

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Tetor, 2024 19:32

Drogë, prostitucion dhe pastrim i parave janë disa nga veprat e grupit kriminal që u asgjësua nga policia

Të gjithë të arrestuarit ditë më parë në Tetovë, Bogovinë dhe Ohër përfunduan në paraburgim. Gjykata ka pranuar propozimet e Prokurorisë së krimit të organizuar për 14 paraburgime, njëri prej tyre në arrati. Para masës së paraburgimit, inspektori i policisë që ishte pjesë grupit kriminal u suspendua.

“Ditë më parë në Tetovë u asgjësua një grup që sipas policisë për 20 vjet ishin të paprekshëm. I bastisën lokale dhe kazino, ndërsa u sekuestruan para dhe lëndë narkotike”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Grupi i asgjësuar ditë më parë ishte themeluar dhe mirë organizuar nga një 35 vjeçar nga fshati Bogovinë që sipas informatave të Televizionit Alsat dyshohet të jetë personi me iniciale H.A i ndihmuar nga vëllai i tij A.A. si dhe një inspektor i lartë në policinë e Tetovës nga po i njëjti fshat me inicialet F.XH. Grupi ka operuar në disa sfera në Pollog dhe në disa qytete të tjera të vendit edhe atë me organizim të striptiz klubeve, kazinove, klubeve të natës, tregtinë me lëndë narkotike duke i prodhuar dhe lëshuar në treg si dhe prostitucion. Veprimtaria e prostitucionit ishte përqendruar kryesisht në Ohër në kazinonë STAR ku gjatë bastisjeve u gjeten edhe disa shtetase të huaja.

“Në këto objekte prapa meje kishte bastisje, ndërsa sipas policisë ka edhe persona të arrestuar. Organet hetuese dyshojnë se grupi kriminal merrej me prostitucion”, raporton Miki Trajkovski, gazetar.

Me disa kazino, një klub striptizi dhe një klub nate me muzikë live është operuar në Tetovë, por sipas informacioneve të Televizionit Alsat, përveç këtyre bizneseve, grupi biznesin ilegal parësor e ka pasur tregtinë me lëndë narkotike. Përveç konsumatorëve të rregullt, lëndë narkotike i është dhënë edhe vajzave të punësuara nëpër klubet e natës dhe ato që shërbenin për veprimtari prostitucioni, që sipas policisë kryesisht janë nga Ukraina, Moldavia, Rusia, Serbia dhe Shqipëria. Sipas burimeve brenda policisë edhe pse vajzat kanë qëndruar dhe punuar pa status ligjor të rregulluar, të njëjtat kanë lëvizur lirshëm si nëpër fshatrat e Pollogut ku punonin, po ashtu edhe nëpër qytetin e Tetovës dhe Ohrit.

“Veprat e këtij grupi janë të shumta nga trafiku i drogës, trafikimi i qenieve njerëzore, shpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar, një rrjet i organizuar të cilin e kanë njohur pjesa më e madhe e popullatës, por askush nuk ka guxuar as ta përmend”, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm.

Sipas organeve hetuese, anëtarët e grupit të organizuar kriminal kanë qenë të njohur për organet e rendit dhe në dosjet e tyre rëndojnë edhe shumë vepra tjera penale për të cilat pritet zgjerim i hetimit gjatë procedurës aktuale. /Alsat.mk

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Tetor, 2024 19:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?