Durmishi: Çmime më të ulëta edhe me Ligjin për ndalesë të praktikave jo të drejta tregtare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 19:38

Durmishi: Çmime më të ulëta edhe me Ligjin për ndalesë të praktikave jo të drejta tregtare

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi konsideron se pas përfundimit të Vendimit të Qeverisë për kufizim të marzhit prëfitues të disa produkteve ushqimore në 10 për qind, shtrenjtimi eventualisht i sërishëm enorm i produkteve të përfshira me vendimin, do të parandalohet me Ligjin për ndalesë të praktikave jo të drejta tregtare

“Në fund të muajit do të hyjë në fuqi Ligji për praktika jo të drejta tregtare, furnitirët dhe blerësit do të harmonizohen lidhur me punën dhe shpenzimet shtesë, do të thotë do të kufizohet marzhi për 10 për qind tek këta furnizotë dhe blerës, me qëllim që çmimi i9 2458 produkteve që i përfshin ajo listë, të jenë në fund të ulura për qytetarët. Të gjitha vendimet që i sollën janë në interres të qytetarëve tanë”, tha Durmishi në pyetjen e gazetarëve, pasi që e kumtoi shportën vjeshtore me produktet e përfshira me vendimin qeveritar.

Në të ardhmen, theksoi, do të ketë edhe shporta të tjera kur qytetarët kanë më se nevojë të blejnë produkte themelore, në periudha të caktuara. “Ne vendosim marzhë me të cilën kufizohet përfitimi kur e dimë se tregtarët në përgjithësi i rrisin çmimet. Grupi i punës i cili është formuar nga ministritë e Ekonomisë dhe Punës, Financave, dhe Bujqësisë, bënë analiza dhe e sollën këtë masë. Për të gjitha analizat e ardhshme do të parashtrojnë propozim tek ne për ta parashtruar në Qeveri dhe do të informoheni me kohë. Siç e sollëm këtë propozim dhe e votuam në mbledhje të Qeverisë, nëse në konsultim me tregtarët prodhuesit dhe odat ekonomike shohim se ato prodhime nuk janë adekuate apo nuk sjellim të mira për qytetarët dhe ekonominë, do t’i ndryshojmë”, tha Durmishi.

Në shportën konsumatore të ashtuquajtur vjeshtore janë vendosur 73 produkte ushqimroe. Për ta marzhi bruto prodhues do të kufizohet në 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë, ndërsa në markete do të shënohen me shkrimin “më pak shpenzime, më shumë për ty”.

Vendimi i Qeverisë për kufizim të bruto marzhit përfitues të disa nga produkteve themelore ushqimore do të hyrjë në fuqi ditën e ardhshme pas publikimit në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ndërsa do të zbatohet deri më 31 tetor të këtij viti.

Siç kumtoi Durmishi në konferencë për shtyp, vendimi i këtillë është sjellë në bazë të të dhënave nga Enti shtetëror për statistika, për indeks të shpenzimeve për jetë, të cilat tregojnë se krahasuar me gushtin 2024, me dhjetorin 2023, është evidentuar rritje e shpenzimeve për ushqim për 4 për qind.

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 19:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?